-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ dhe gazetari Anri Bala ishin sot në ‘Studio Live’ ku folën për të ardhmen e opozitës dhe partive të reja në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
14 Janar, 18:06 -
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
Për ish-kreu e PD në Kukës, Ibsen Elezi, kryeministri Rama e Sali Berisha kanë të njëjtin hall që quhet SPAK. Për Edvin Kullurin nga 'Djathtas 1912', SPAK po rikthen besimin te institucionet.
9 Janar, 22:00 -
Kallëzimi i PD për Alibeajn në SPAK, Kulluri: Llum i shoqërisë dhe fundërrina komuniste! Turp, hyjnë në familjet e njerëzve që mendojnë ndryshe
Edvin Kulluri, themelues i 'Djathtas 1912' dhe selia e PD-sëKallëzimi i çuditshëm në SPAK i zyrtares së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ndaj deputetit të formacionit politik “Djathtas 1912”, Enkel
8 Janar, 20:16 -
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv u bë ‘bilanci’ politik i vitit 2024, që shënjoi një prej ngjarjeve edhe më të rëndësishme, izolimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën detyrim paraqitjeje në dosjen e aferës ‘Partizani’.
26 Dhjetor 2024, 21:41 -
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u komentua protesta e Partisë Demokratike një ditë më parë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzimet kryesore, duke lënë qytetarët në trafik.
24 Dhjetor 2024, 18:52 -
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuan kërkesën e partive të vogla për të rrëzuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor për mbylljen e listës së deputetëve me 1 të tretën.
24 Dhjetor 2024, 18:10 -
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
SHBA deklaruan edhe një herë sot se nuk ka bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke mbyllur edhe një herë derën për Berishën pavarësisht lirimit nga arresti shtëpiak dhe regjistrimit në gjykatë si kreu i PD-së. Më shumë e debatua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.
17 Dhjetor 2024, 21:52 -
'Frontline'/ Dash Shehi: Përplasjet në parlament, kënaqësi perverse! Kulluri: Bëjnë garë kush serviloset më shumë! Soko: U ka mbaruar karburanti, janë steril
Në emisionin "Frontline," u kritikua niveli i ulët të diskutimeve parlamentare, duke e cilësuar gjuhën si vulgare dhe të papërshtatshme. Diskutimi u përqendrua tek përplasjet personale mes deputetëve Ina Zhupa dhe Erion Braçe. Analistët theksuan se kriza e thellë e sistemit politik dhe parlamentit, përngjan me një spektakël vulgar sesa me një institucion serioz demokratik.
5 Dhjetor 2024, 21:47 -
Rama propozoi mbylljen e Tik Tok-ut pas vrasjes së 14-vjeçarit, Kulluri: Kjo është t’i biesh shkurt, nuk është zgjidhje
Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për masa deri në mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 18 nëntor, ku 14-vjeçari, Martin Cani ndërroi jetë pasi u qëllua e thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet
20 Nëntor 2024, 18:58 -
Edvin Kulluri: Për servilët e mjerë të Sali Berishës dhe familjes së tij!
Tani ti Almer, duhet të kuptosh që nuk mund të vish në Tiranë dhe të bësh emër duke ngrënë marmalatë me porosi nga Çimi dhe Çimët që ka prodhuar Legjenda në 34 vite, sa herë që dikush i dilte kundër brenda PD apo me parti tjetër. Se që ta dish ti Almer, dhe Legjenda jote 800 mijë euroshe, njerëzit dolën në 1990 për të qenë të lirë të mendojnë, flasin, të punojnë ku e si të duan pa cenuar persona të tjerë
17 Nëntor 2024, 21:10 -
Zgjedhjet 2025, Duka në Report Tv: Nëse hapen listat, jo aleancë me PD! S’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me Metën! Kulluri: S’ka shanse për bashkëpunim me Berishën
Partia Agrare Ambintaliste dhe partia ‘Djathtas 1992’ janë shprehur kundër një bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e 2025, sa kohë që në krye të saj qëndron Sali Berisha.
12 Nëntor 2024, 18:24 -
Rama i quajti forcat e reja politike nga Selaniku si ‘maska e Sudes’, Kulluri: Të trajnohet si ‘roje arash koperative’, ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij ditën e sotme me emigrantët shqiptarë në Selanik, i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Edvin Kulluri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri duhet të 'trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit’.
3 Nëntor 2024, 14:53 -
Protesta e PD në Strasburg, Kulluri ironizon: Një avokat i Berishës kushton sa pensioni i 1 mijë pensionistëve!
Protesta e deputetëve të PD-së në Strasburg ditën e sotme është kthyer edhe në objekt reagimesh dhe komentesh nga faktori politik dhe analistët në vend, ku nuk munguan edhe ironitë dhe kritikat
23 Tetor 2024, 15:39 -
'PD nuk përfaqëson më askënd', Kulluri në 'Studio Live': Vitin tjetër do dalin më keq se në 14 maj! Humbja e bastioneve ishte refuzim ndaj Berishës
Opozitarizmi i PD-së për Edvin Kullurin nuk përfaqëson më askënd, teksa po ndjekin një rrugë të gabuar duke bërë çfarë i thotë lideri Berisha. Më tej Kulluri fajësoi Berishën për humbjen e bastioneve historike të PD-së në zgjedhjet e 14 majit.
18 Tetor 2024, 18:10 -
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
Edvin Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës, i cili një ditë pas prezantimit të partisë së re ‘Djathtas 1912’ i quajti puçistë apo ‘tao tao partitë’. Për Report Tv, Kulluri thotë se Berisha do ketë një rezultat edhe më të dobët se 14 maji në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa thotë se ‘Djathtas 1992’ nuk ka njerëz të përfshirë në krim, por ata Berisha duhet t’i kërkojë në oborrin e tij.
13 Tetor 2024, 11:58 -
'Djathtas 1912' Alibeaj parti të re me anti-berishistët e pa Bashën: Sot duhet një entitet i ri djathtas! Kulluri: Po koalicionit me partitë opozitare por Saliu s'ka vend
Enkelejd Alibeaj prezantoi sot partinë e re ‘Djathtas 1912”, me mbështetës si Arbri Agalliu, Flutura Açka, Edvin Kulluri, larg euroatlantikëve të Bashës dhe i ndarë prej kohësh me Sali Berishën.
12 Tetor 2024, 08:26 -
Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve
Kulluri mori në shqyrtim kauzat e protestës, si arrestimi i Salianjit dhe Berishës, që për të nuk janë hallet e shqiptarëve.
8 Tetor 2024, 18:34 -
Dosja 'Partizani' drejt gjykimit/ Kulluri: Jemi 500 vjet pronarë në Dukat të Vlorës, nuk kemi marrë gjë! Këta me 120 m2 u bënë milionerë
Berisha sulmoi sërish SPAK në mbyllje të hetimeve ndaj tij, teksa rruga e PD-së drejt zgjedhjeve me kryetarin drejt gjyqit u diskutua në 'Repolitix' me Edvin Kullurin, Plator Nesturin, Neritan Alibalin dhe Leonard Karajn.
25 Shtator 2024, 22:22