Me 21 prill do te mblidhet në Tiranë Konferenca e VII-të Kombëtare e Turizmit. Kjo konferencë mbahet në vigjilje të vitit të 7-të të krijimit të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, e para shoqatë  në vend  e ngritur me mbështetjen teknike të GIZ dhe USAID. Tema kryesore sivjet eshte:  "Turizmi, rruga e sigurt drejt zhvillimit ekonomik".
Konferenca  organizohet cdo vit nga Shoqata Shqiptare e Turizmit - ATA dhe është samiti më i rëndësishëm për industrinë dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, si dhe të gjithë palëve të interesuara në vend.
Në vazhdim  të këtij eventi, ATA do te organizoje asamblenë vjetore, ku diskutohen problematikat e hasura gjate aktivitetit vjetor si dhe arritjet e saj. /atsh/