'Mashtruesa dhe provokatorë'! Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, ish-trajneri serb fyen shqiptarët

Crvena Zvezda do të luajë në Tiranë të martën në orën 20.00 në stadiumin “Air Albania”, por nuk do të ketë tifozë.

Frika për vizitën në Shqipëri ka bërë që ata të kërkojnë mbrojtje dhe siguri vetjake, një ditë para ndeshjes zyrtare kundër Tiranës të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Sipas ish-trajnerit të Zvezda-s dhe Serbisë, Milan Zivadinovic, shqiptarët mund të bëjnë provokime si në rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Beograd.

Ai është shprehur se futbollistët e Tiranës do të provokojnë lojtarët serb, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të arritur qëllimin përfundimtar. Ish-trajneri i Zvezdës dhe i kombëtares serbe ka thënë se lojtarët duhet të interesohen vetëm për lojtarët dhe rezultatin, pasi sipas tij provokimi do të jetë i madh.

Kjo ndeshje është e vështirë psikologjikisht dhe duhet të jenë sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. Provokimet janë pjesë e tyre. Unë u them lojtarëve të Zvezda që të mos vihen në siklet në Tiranë, të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që ata veshin. Ata duhet ta kuptojnë këtë loja kundër Tiranës duhet të jetë po aq e rëndësishme për ta sa të luash kundër Real Madridit", tha ish trajnieri serb.

Kur bëhet fjalë për provokime të mundshme, "Ziva" tha se ata duhet të jenë të kujdesshëm.

"Provokimet janë një pjesë integrale e folklorit të tyre! Ne nuk mund të ndikojmë në atë. Ata janë të tillë. Plus ata luajnë në shtëpi, ku do të ndjehen më të fortë se ç'janë. Ata gjithmonë kanë qenë provokatorë, sepse e dinë se ne jemi të ndjeshëm ndaj kësaj. Lojtarët e Zvezda ata duhet të jenë të zgjuar, të mos e lejojnë veten të kenë diçka të ngjashme me ta, si nga ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, apo ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës nga Kupa Botërore në Rusi", shtoi ish-trajneri i Jugosllavisë për median serbe "Mondo".

Ai tha se nuk shqetësohej për banderolat, dhe se duhet të ishte njësoj me lojtarët e Zvezda, duke thënë se ishte e mundur të kishte "skena të pakëndshme", por gjithçka do të ishte një punë për UEFA.

"Ata njihen si mashtrues dhe ata do të kërkojnë një shans atje. Por, përsëris, ndëshkimi më i madh për ta do të jetë t'i rrahë ata dhe t'i hedhësh jashtë", tha Milan Zivadinovic.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 24/08/2020 11:17

    Eshte nje SERB.Keto mendime qarkullojen ne cdo mendje serbe dhe kjo nuk eshte dicka e re per ne.Fatkeqsisht shqiptaret si dele qe jane ja kane futur gjumit dy shekujt e fundit dhe nuk shohin qe ne zverk kane thiken e serbit.Ky i fundit e perdor sa here qe ne "i prishim qejfin".KANE ARDHUR NGA STEPAT E SIBERISE DHE JANE VENDOSUR ME DHUNE NE BALLKAN DHE NA TREGOJNE NE PER BARBARE.Europa kurve e din shume mire si jane serbet e greket por ja qe jemi popull naiv dhe nuk bejme asgje per vetembrojtje.

    Përgjigju
  • Murat: 24/08/2020 08:15

    Nje Milosheviq qe fyen shqiptaret pa asnje ndrojtje. Kjo tregon nivelin e ulet e shpirtin racist qe ju kurre nuk e ndryshoni. Shqiptaret demostrojne kudo kulture e miqesi. Ne shtepine e shqiptareve jeni me te sigurte se ne shtepine tuaj.

    Përgjigju
  • Yes: 24/08/2020 01:10

    Hahaha ma. Te pa bes se ju nuk ka

    Përgjigju
  • Arben: 23/08/2020 21:47

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi