‘Ata nuk vranë askënd’, ish-këshilltari federal zviceran mbron Xhakën dhe Shaqirin duke bërë shqiponjën

‘Ata nuk vranë askënd’, ish-këshilltari federal zviceran mbron Xhakën dhe Shaqirin duke bërë shqiponjën

Ish-këshilltari federal zviceran në 'Teleblocker'

Festimi i dy futbollistëve shqiptarë komentohet ende nga mediat dhe personazhe të njohur ndërkombëtar. Në emisionin 'Teleblocker' ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e përfaqësueses zvicerane duke thënë se serbët nuk u sollën  në mënyrë miqësore. Ai është shprehur se tifozët serbë nuk duhet ta bënin një gjest të tillë sepse sportistët nuk janë shenjtorë.

“Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. Sportistët nuk janë shenjtorë'- thotë ai.

Më tej shton “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë.” Historia nuk duhet të ekzagjerohet, shprehet Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët i hodhën benzinë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën