'Ata që ikën te Berisha menduan se do bëheshin lidera', Lapardhaja në Report Tv: Partitë e reja duan ta 'ngasin autobusin horizontalisht'

Analisti dhe pedagogu Namir Lapardhaja komentoi në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv zhvillimet më të fundit politike, teksa pak nga pak po ndizen motorët për fushatën elektorale në zgjedhjet e 2025.

Fokusi së fundmi ka rënë tek propozimi i PS dhe mazhorancës për një komision bipartizan parlamentar që do të luftojë korrupsionin. Laparadhaja shprehet për Nertil Agalliun se e vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin është mbështetja e SPAK dhe GJKKO pa kushte, të cilën PS po refuzon ta bëjë.

'PD zyrtare ka shprehur skepticizmin ndaj këtij komisioni dhe synimeve të Ramës dhe PS. Por shpreh mbështetjen e saj për SPAK me amendamente. Nga njëra anë Edi Rama dhe PS ngrejnë komisione antikorrupsion nga ana tjetër nuk marrin në konsideratë propozimet e PD. Ka një paradoks, mosbesimi nga palët. Kemi një qeverisje që po përballet me denoncime dhe afera ndërkohë kemi një kryeministër që nuk mban përgjegjësi por në mënyrë hipokrite tenton të ndërtojë komisionet që në fakt nuk e përmirësojnë qeverisjen. Nëse kemi vullnet të luftojmë korrupsion është të mbështesim SPAK dhe GJKKO pa kushte.'

Sakaq, ai shton se qeverisja qelbet nga korrupsioni dhe nuk mund të pritet ta luftojnë atë.

'Opozita ka bërë gabime në të kaluarën por në këtë rast nuk është transparent. PD janë skeptikë dhe dyshues ndaj qëllimeve të mazhorancës dhe PS dhe asaj që Rama kërkon përmes këtij komisioni. Nuk është askush kundër luftës ndaj korrupsionit,. Por në këtë moment kur qeveria është në luftë të madhe. Peshku qelbet nga koka, nuk mund të ketë qeverisje të korruptuar dhe qeverisje të ndershme. Nuk është një mazhorancë në luftë me drejtësinë dhe të luftojë korrupsionin. Ky është problemi. Bojkoti nuk është zgjidhje, por është përballja dhe përplasja e ideve. Nuk ka vullnet as nga mazhoranca për të pasur gjithpërfshirës janë ndërkombëtarët që kanë kritikuar qeverinë dhe mazhorancën kanë kërkuar përfshirje të spektrit politik parlamentar.'

Sa  i përket premtimeve të PD-së gjatë prezantimit të programit të shtunën, për 20 mijë euro për çdo familje që lind fëmijën e tretë, Lapardhaja shprehet se paratë nuk mungojnë por keqmenaxhohen duke u vjedhur nga qeveritë.

'Problemi i madh është se politika i vjedh fondet. Koncesionet dhe tenderat kanë treguar se vetëm një mirë-menaxhim i miliona eurove mund të jepte zgjidhje për bujqësie dhe familjet e reja. Nuk ka asgjë që nuk mund të realizohet nëse ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të aderuar të ardhurat për familjen shqiptare. Opozitat bëjnë premtime, mbetet për tu parë sa do realizohen. Edhe ky premtim është 100% i realizueshëm nëse ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe adresim të prioriteteve.'

Ndëkohë, në lidhje me intervistën e Ramës mbrëmjen e djeshme në Rai 3, analisti thotë se kryeministri ishte i qetë pasi asnjëherë nuk mban përgjegjësi.

'Edi Rama është gjithnjë i qetë se nuk mban përgjegjësi për asgjë. Edi Rama është lehtësisht i qetë sa kohë SPAK nuk ngre akuzë në bazë të indicieve të atyre, jo mediave, kemi një protagonist si Arben Ahmetaj që ka qenë nr.2. nuk thuhet se sa herë një bashkëpunëtor kapet në gabim të justifikohesh se nuk ka faj kryeministri. E njëjtja gjë ka ndodhur me Tahirin, Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon. E veçanta është ajo që tha Ahmetaj se Rama ka pritur në zyrën e tij personazhe të botës së krimit, që kanë përfituar tendera.'

Së fundmi ai dha edhe një koment për partitë e reja që janë krijuar si dhe për deputetët që kaluan në anën e Berishës.

'Ata që ikin te Berisha menduan se do kishin të ardhme dhe do bëheshin lider atje. E kanë antropologjike duan ta ngasin autobusin në mënyrë horizontale. Edhe këta që krijojnë parti politike kështu më duken. Këto lëvizje të reja nuk kanë sjellë asgjë të re por kanë shumëfishuar problemet e politikës së vjetër.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi