Atalanta dhe Sampdoria vijnë në
Shqipëri, përzgjedhin talente futbolli

Atalanta dhe Sampdoria vijnë në<br />Shqipëri, përzgjedhin talente futbolli
TIRANE - Drejtuesit e akademive sportive Atalanta dhe Sampdoria në Itali kanë ardhur në Shqipëri për përzgjedhjen e talenteve në futboll të grupmoshave 96’-2003. Kjo vizitë pritet që te forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në futboll dhe shkëmbim eksperiencash.
 
Rei Qilimi, 17 vjeç, prej 11 vitesh luan futboll,dhe sot i është drejtuar fushës për të luajtur vetëm më një qëllim , të zgjdhet si talent nga akademitë italiane të futbollit.

"Kam ardhur këtu për përzgjedhjen e talenteve. Jam me FC Termin dhe kam nisur futbollin që nga mosha 7 vjeçare. Dometënë 11 vjet kam që praktikoj futbollin. Luaj mesfushorë qendër por përshtatem shumë dhe me pozicionet e tjera te mesfushës. Dhe kam shumë shpresa sepse kam besim te aftësitë e mia.

Drejtuesit e dy akademive sportive  Atalanta dhe Sampdoria në Itali kanë ardhur në Shqipëri për të përzgjedhur talente në futboll për grupmoshat 96’-2003. Kreu i akademisë Atalanta Vito Valenzano shprehet se kjo vizitë në Shqipëri do të  forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Ne kemi ardhur këtu për të përzgjedhur talentet në futboll. Jemi në hapat e para të bashkëpunimit, do të shihet në të ardhen sesi do të shkojë ky bashkëpunim. Pasi të kemi kryer këtë seleksionim do kemi edhe ftesa të tjera. Pritshmeria është të evidentojmë ndonjë lojtar në varësi të grupmoshave të ndryshme për ta prezantuar në futbollin profesionist Italian." shprehet Vito Valenzano, Kreu i Akademisë së Atalantas
 
Dy drejtorët e akademive sportive vijnë për herë të parë në Shqipëri për përzgjedhjen e talenteve, pritet që pas seleksionimt këto talente do të propozohen në skuadrat italiane të futbollit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale