Atalanta e nisi në mënyrën më spektakolare të mundshme Seria A edhe pse trajneri Gasperini improvizoi me formacionin duke qenë se Koopmeiners po shkon drejt Juves dhe Lookman te Paris SG. Në një kohë kur përveç këtyre të dyve mungojnë për shkak dëmtimi Scamaca, Zaniolo dhe Scalvini. Megjithatë kjo e pengoi ‘dean’ të fitonte 0-4 në fushën e Lecces së Ylber Ramadanit, teksa Brascanini dhe Retegui realizuan ‘dopietë’. Sinjale tejet pozitive nga blerjet e reja për bergamskët të cilët nga minuta e parë kishin si titullar Berat Gjimshitin.
Në La Liga Atletico Madrid e nisi sezonin me një barazim 2-2 kundër Villareal. Në dy raste të besuarit e Simeones e panë veten në disavantazh, ndërsa arritën të baraspeshonin fillimisht me Llorenten dhe më pas me Sorloth. Disa minuta si zëvendësues luajti edhe blerja e re Julian Alvarez, por argjentinasi nuk mundi të linte gjurmë.
Në Premier League debutuesit e Leicester barazuan 1-1 kundër Tottenhamit edhe pse londinezët realizuan të parët me Pedro Porron. Për ‘dhelprat’ hero edhe njëherë si gjithmonë do tregohej Jamie Vardy në pjesën e dytë.