Milani kampion i Seria A është ndalur në javën e dytë të kampionatit nga Atalanta. Në Bergamo kuqezinjtë e patën shumë të vështirë dhe nuk shkuan më shumë se një barazim me shifrat 1-1.
Të besuarit e Gasperinit ishin më agresiv dhe kërkues, si pasojë arritën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 29 me Malinovskin. Rusi me të majtën, falë edhe një devijim të vogël, por vendimtar mposhti portierin Maignan. Në vijim ‘djalli’ ritmi ritmin, por e pati të vështirë. U desh të vinte minuta e 68 që Bennacer të barazonte shifrat, që do rezultatonin vendimtare edhe pse kampionët tentuan deri në fund.
Ndërkohë edhe pse me shumë largime Napoli po tregohet i frikshëm në javët e para. Skuadra e drejtuar nga Spaletti fitoi thellë 4-0 kundër Monzës që këtë sezon ka pretendime. Të kaltërit në stadiumin ‘Diego Maradona’ realizuan dy herë me gjeorgjianin Kvaratskhelia, Osimhen dhe Min-Jae. Fitorja me këtë shifra e rendit Napolin të parin me 6 pikë, po aq sa Interi.
Sakaq sonte në orën 20:45 do jetë rradha e Juventusit për ndeshjen e dytë në kampionat. ‘Zonja’ përballet me Sampdorian në transfertë, ndërsa trajneri Allegri ka zbuluar se do ketë disa ndryshime në formacion për shkak edhe dëmtimesh. Më herët Roma do provojë të marrë 3 pikët në kryeqytet ndaj Cremonese-s.