BERGAMO, Itali - Atalanta siguroi sot një fitore të thellë 3-0 ndaj Juventusit në Bergamo, duke prerë biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Pavarësisht se “Zonja e Vjetër” ishte më kërkuese dhe më dominuese në fazat e hershme të takimit, vendasit u treguan më konkretë para portës. Juventusi rrezikoi që në fillim përmes Francisco Conceiços dhe Manuel Locatellit, por pa arritur të gjejë rrugën e golit.
Momenti kyç i pjesës së parë erdhi në minutën e 27-të, kur Bremer preku topin me dorë brenda zonës. Gjyqtari akordoi penallti pas pamjeve në VAR, të cilën Gianluca Scamacca e shndërroi saktë në gol për epërsinë e Atalantës.
Juventusi tentoi të reagojë edhe në vazhdim, me Weston McKennie që ishte pranë barazimit, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
Në pjesën e dytë, teksa miqtë shtuan presionin, Atalanta goditi në kundërsulm. Kamaldeen Sulemana shënoi nga pranë portës në minutën e 77-të, duke dyfishuar rezultatin, ndërsa Mario Pasalic ‘vulosi’ fitoren bindëse me një goditje precize nga distanca në minutën e 85-të. Për Atalantën 90 minuta ishte në fushë edhe Berat Gjimshiti, që bëri një paraqitje fantastike në prapavijë. Sulmuesi i Juves, Edon Zhegrova, u fut në lojë në minutën e 80-të.
Me këtë triumf, Atalanta avancon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballet me fituesin e çiftit Bologna - Lazio.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
47%
-
Jo
46.6%
-
Jam i/e dyzuar
6.4%
Vota total: 4688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serie A/ Milani rihap garën për titullin kampion në Itali, mposht 1-0 Interin në derbin e qytetit! Zikaltërit shtatë ndeshje pa fitore kundër ‘kushërinjve’
8 Mars, 22:43
-
Statistikat/ Sot të gjithë me sytë nga 'San Siro', derbi numër 230 mes Milanit dhe Interit vendos rekord të ardhurash në Serie A! Chivu: Thuram me ethe, Pio fantastik
8 Mars, 11:19
-
Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump për Corriere della Sera: Italia përpiqet gjithmonë të ofrojë ndihmë! Meloni është një udhëheqëse e shkëlqyer
8 Mars, 08:44
-
GOLAT/ Juventusi ‘shkelmon’ krizën në Serie A, fiton 4-0 kundër Pisas në Torino
7 Mars, 22:52
-
Nesër luhet derbi Milan - Inter, shiten të gjitha biletat! Allegri: Zikaltërit janë më të fortë, ne duam zonën Champions
7 Mars, 13:41
-
GOLAT/ Napoli s'i ndahet Milanit, fiton 2-1 kundër Torinos në 'Maradona'
7 Mars, 10:20
-
Goditën studentin me gurë dhe i vodhën telefonin celular, pas 1 muaj hetimesh arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali
6 Mars, 13:50
-
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, nëna e autorit të krimit i kërkon ndjesë nënës së viktimës: Më vjen keq, por fillimisht mendova për djalin tim
6 Mars, 11:12
-
Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët europianë më të besuar të italianëve! ‘Kokë më kokë’ me Zelenskyn, ia kalon Trump
6 Mars, 10:25
-
GOLAT/ Lazio dhe Atalanta barazojnë 2-2 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, Gjimshiti në stol për miqtë
5 Mars, 11:41
-
VIDEO/ Çmenduri në Itali, tifozët në stadium sulmojnë shefin e arbitrave Rocchi! Shoqërohet nga policia
5 Mars, 11:10
-
‘Nuk jemi në luftë’, Franca e Italia në një mendje për Lindjen e Mesme, Qipro për dronin iranian: Incident i izoluar
5 Mars, 10:11
Bravo Bergamo
Përgjigju