FIER- Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në qytetin e Fierit. Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me dy plumba në kokë.

Burime nga policia e qytetit të Fierit kanë bërë të ditur se i plagosur ka mbetur  Jorgaq Kule, i cili është qëlluar me armë zjarri teksa mbyllte lokalin e tij në lagjen 29 “Nëntori”. 49-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nga hetimet e para autorët qëlluan 3 herë dhe 2 prej plumbave kapën në kokë Jorgaq Kulen. Ende nuk dihen autorët e plagosjes apo shkaqet e ngjarjes ndërsa policia ka marrë në pyetje disa persona.


Kule ka një CV të ngarkuar me preçedentë kriminalë. Në vitin 2002 u arrestua dhe u akuzua për trafikimin e një vajze të re, por që me pas u pa sërish ne qarkullim, pa probleme me drejtësine. Ai figuron pronar i një hoteli 9 katësh në lagjen “Afrim i Ri” por edhe i disa biznesve të tjera për të cilat policia dyshon mbi origjinen e parave te investimit. Ai ndodhet rende ne Spitalin Ushtarak ne Tiranës. 

 Jorgaq Kule
(Në foto: Lokali i Jorgaq Kule, ku dhe ndodhi dhe plagosja e tij)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)