Djali i ish- shefit të mafies Tammaro Caterino ishte shënjestër e të shtënave me armë në Caserta, Itali. Mëngjesin e së premtes, plumbi i një pistolete goditi pjesën e pasme të makinës tip 'Fiat' ku ndodhej i biri i Sebastiano Cetarino si dhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk ndodhi.
Goditja me armë ndodhi mëngjesin e së premtes në via Michelangelo Buonarroti. E gjitha ishte një mesazh që ka të bëjë me marrjen e një makine me qira. Debati mes djalit të mafies italiane dhe personave që kanë shkaktuar përplasjen me armë dyshohet se ka nisur jashtë një lokali.
Pas ngjarjes 2 persona kishin tentuar të arratiseshin. Pavarësisht të shtënave, nuk ka të lënduar. Ndërkohë ka nisur hetimi për personat e përfshirë. Shqiptari dhe Tammaro Caterino u larguan duke e bërë të vështirë për autoritetet gjurmimin e tyre.
Edhe arma e përdorur nuk u gjet. Policia po shikon regjistrimet e kamerave të vëzhgimit në zonë që mund të japin të dhëna të rëndësishme dhe të identifikojnë autorët.