Pa kaluar as 1 orë nga ngjarja e rëndë pranë rrugës së Kavajës, ku një person është vrarë, dhe dy persona të tjerë janë plagosur, një tjetër atentat është shënuar në kryeqytet.

Objektiv i këtij atentati është Emiljano Shullazi, një emër i njohur për policinë, pasi është një person me precedentë penale, duke u dënuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Ai është qëlluar nga një tjetër makinë, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij nga Tirana drejt Rinasit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Qaf Kashar në kryeqytet, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku automjetin me të cilin udhëtonte Shullazi, deri në momenti që ky i fundit ka dalë nga rruga.

Ende nuk dihet se nëse Shullazi udhëtonte i vetëm apo ishte i shoqëruar me ndonjë person tjetër, por burime nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës nën masa të forta sigurie. Gjithashtu nga Spitali i Traumës bëhet me dije se Shullazi ka marrë një plum në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Policia tregohet e rezervuar lidhur me pistat hetimet duke thënë se po hetohet e shkuara e Shullazit.

makina
(Në foto: Automjeti ku udhëtonte Emiljano Shullazi) Foto të tjera

shqiponjat naten
(Forcat "Shqiponja" në autostradën Tiranë - Durrës)
Foto të tjera

Emiljano Shullazi
(Në foto: Emiljano Shullazi)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)