Atentat kryeprokurorit bullgar, shpërthim me 3 kg tritol në mes të rrugës! Shpëton mrekullisht zyrtari, autorët në arrati

Një atentat ndaj kryeprokurorit të përgjithshëm bullgar Ivan Geshev tronditi Bullgarinë të hënën. Një sasi eksplozivi prej 3kg tritol ishte vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer në momentin që automjeti i Gershev po kalonte. Kryeprokurori që ishte objekt i atentatit i shpëtoi mrekullisht shpërthimit.

Sipas kreut të Shërbimit Kombëtar të Hetimit të Bullgarisë, eksplozivi ishte e vendosur në një kthesë pranë fshatit Kovaçevtsi, ndërsa shpërthimi krijoi një krater në diametër tre metra dhe 30-40 centimetra të thellë, ku fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar. Ende nuk është zbuluar se kush fshihet pas këtij atentati, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime duke bërë edhe ekspertizën e mbejtjeve që ka lënë eksplozivi.

Prokurori i Përgjithshëm ka qenë objektivi i protestave të mëdha në vitin 2020 së bashku me kryeministrin e atëhershëm bullgar Bojko Borisov, ndërsa protestuesit akuzonin prokurorin për dështimin në vënien para drejtësisë të një elite mafioze të korruptuar, që sipas tyre kishin depërtuar në strukturat e pushtetit të vendit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari