Atentati ku mbeti i plagosur ish-kreu i PS në Vaun e Dejës, reagon Nard Ndoka: 30 vite kundërshtar politik, por pa konflikte e inate! Ngjarje e rëndë kriminale, të zbardhet sa më shpejt
Nard Ndoka dhe Nikolin Huba
Nard Ndoka, ish-kreu i PDK-së, ka reaguar në lidhje me atentatin që la të plagosur ish-kreun e PS-së në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, ngjarje e ndodhur mesditën e djeshme.
Me një postim në Facebook, Ndoka e konsideron një ngjarje të rëndë kriminale atentatin ndaj Hubës, ndërsa bën thirrje për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.
Ndoka thotë se prej 30 vitesh ka qenë përballë Hubës si kundërshtar politik, por shton se kurrë nuk ka patur probleme mes tyre, duke theksuar se Huba është një njeri gjithmonë i qeshur dhe i dashur me të gjithë.
"Sherim të shpejtë Nikolin Huba! Z.Huba është drejtues i PS, në Bashkine Vau-Dejës per dekada të tera, në pushtet dhe në opozite. Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe. Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash.
Fituesit dorën, në fund! Nikolin Huba perveçse PS-në, perfaqeson një familje dhe fis më vlera në zonën tonë, njerëz të punes, të besës dhe traditës. Ngjarja e rende kriminale, shpresoj të zbardhet dhe të mbetet, si një shije e hidhur per të gjithë. Sherim të shpejtë Niko!", shkruan ai.
Huba ra pre e një atentati mesditën e djeshme, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër. Në mes të ditës, 2 persona në motor me skafandër, shkuar në drejtim të tij duke e qëlluar, sapo doli nga kafja, e duke e lënë të plagosur. E gjitha kjo skemë u ndërtua mbi bazën e dëshmisë së vetë të plagosurit, i cili deklaroi se nuk i ka njohur autorët dhe se nuk i dhanë asnjë mesazh, por vetëm e qëlluan e më pas ikën me shpejtësi. Ai ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjera, teksa në dëshminë e tij të parë, shtoi se nuk ka asnjë ide se përse e kanë qëlluar.
Nuk ka ende një pistë për ngjarjen, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punën për kapjen e tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
0%
-
Pak
33.3%
-
Aspak
66.7%
Vota total: 3
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Shkodër, granata dhe armë në banesë, në pranga 44-vjeçarja, në kërkim i shoqi, nën hetim i ati (EMRAT)
23 Janar, 13:06
-
Shkodër/ Reshje dëbore dhe rrëshqitje dherash, nis puna për hapjen e aksit Theth-Ndërlysaj! Lëvizja e mjeteve në zonat malore vetëm me goma dimërore
23 Janar, 09:12
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica (VIDEO)
22 Janar, 14:08
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
Shkodër/ Babai i 3 fëmijëve i zhdukur prej 4 ditësh, kolegu: Vëllai i pronarit e mori për të ngarkuar rërë në zallishte, s'u kthye me të! Gruaja: Dyshojmë së mund të jetë mbytur (EMRI+FOTO)
21 Janar, 19:33
-
KF Vllaznia kërkesë Këshillit Bashkiak: Tribunat e 'Loro Boriçit' të emërtohen me emrat e 4 legjendave shkodrane të futbollit! Mbështetet nga Benet Beci
21 Janar, 18:33
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Të gjithë të 'çmendur' pas talentit shkodran të Kombëtares, katër klube evropiane duan Kevin Dodaj
21 Janar, 17:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Instalohet zipline në Pukë, së shpejti edhe në 6 vende të tjera (VIDEO)
20 Janar, 08:34
O Texhep Leka po debil ngele gjith jetës mor kok lop. Nga kasap tani je bo politikan o Rexhepi jatagan. Nga mundës ekspert politike nuk le koment pa komentu o Texhepi i maru. Të fala nga shoku jot i ngusht Gjergj Budina.
PërgjigjuNard Ndoka nderi kombit duhet me u bo President i Shqipris sado që është vllai i magjarit.
PërgjigjuRrofte Natd Noka babai magjarit dhe Vaut te Dejrs.
Përgjigju