Një 27-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
/Shqiptarja.com
Pak pas orës 20.30, i riu u qëllua me një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se i plagosur ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.
Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjyrë të errët. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com









