Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Sarandës në fshatin Gjashtë. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e një karburanti “Vëllezërit Ismaili sh.p.k,” ndërsa viktimë ka mbetur pronari Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë 1 plumb në kokë.
Rexhep Ismaili ka qenë në tavolinë me të tjerë persona në momentin kur autori ka hyrë brenda i armatosur dhe e ka qëlluar 66-vjeçarin për vdekje. Sipas raportimeve, personat që shoqëronin Ismailin, i janë kundërpërgjigjur agresorit, por ai ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.
Gjithashtu rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta e në pyetje po merren të gjithë dëshmitarët.

Rexhep Ismaili është ekzekutuar me armë zjarri brenda në lokalin e karburantit në pronësi të tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. 66-vjeçari ka qenë në tavolinë me të tjerë persona kur autori ka hyrë i armatosur dhe e ka qëlluar për vdekje.

Report Tv ka siguruar foton e Rexhep Ismailit 66 vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë një pike karburanti në pronësi të tij me plumb në kokë.
Komente








