/ATSH-AFP/- Të paktën 33 persona u vranë sot pas shpërthimit të një bombe të vendosur në një kamion në një lagje në veri të Bagdadit, bëhet e ditur nga burimet mjekësore dhe sigurisë irakiene.
Bëhet me dije si një prej sulmeve më të përgjakshme të ndodhur muajt e fundit në kryeqytetin irakien.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:00 sipas orës lokale në një treg fruta-perimesh në distriktin e Sadrit, një lagje e madhe shiite me idensitet të lartë. Nga ky sulm u raportuan të paktën 74 të plagosur.
Sadri është një nga qytetet më të shënjestruara nga militantët e ISIS-it.