Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Greqi, ku një person i pa identifikuar i ka bërë pritë dhe më pas ka qëlluar me armë ndaj ish-sulmuesit të Juventusit, Darko Kovaçeviç.

Sikurse raportojnë mediat fqinje, ngjarja ka ndodhur pak metra pranë shtëpisë së ish-futbollistit në Glyfada, konkretisht në Rrugën Elpidos 2.

Mësohet se, autori i krimit i ka zënë pritë Kovaçeviç jashtë shtëpisë së tij dhe kur pa që ai po afrohej, doli nga makina e tij e qëlloi dhe më pas u largua me shpejtësi.

Një armë është gjetur në vendngjarje e cila pritet t’i nënshtrohet testit të balistikës për të kuptuar se nëse ishte e njëjta armë e përdorur gjatë sulmit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të vendosura pranë vendit të ngjarjes, për të zbuluar më tepër rreth identitetit të atentatorit.

Në dëshminë dhënë policisë, ish-futbollisti Kovaçeviç deklaroi se: “Isha duke parkuar makinën në vendparkimin pranë banesës time. Në atë moment pash një burr të dilte nga një tjetër mjet aty pranë, i cili me një armë në dorë gati për të qëlluar po vinte drejt meje.

Menjëherë në mënyrë instiktive u shmanga djathtas, ndërkohë ai qëlloi me armë dhe më pas u largua me vrap, hipi në makinë dhe u zhduk.

Nuk dihen shkaqet e sulmit ndaj Kovaçeviç. Ndërkaq, policia greke shprehet atentati është kryer nga një profesionist, dhe se ish-futbollisti arriti të shpëtonte vetëm fal instiktit të tij. Ai u transportua menjëherë në spital, por pa lëndime serioze.

Po ashtu, policia greke ka ngritur 2 pista hetimi. Së pari, nëse atentatori donte të vriste ish-futbollistin, por dështoi. Dhe së dyti, nëse atentatori donte t’i jepte Kovaçeviç vetëm një ‘mesazh’.

Makina me të cilën u largua autori është gjetur e djegur pranë aeroportit. Kovaçeviç ka qenë pjesë e Olympiakos si futbollist, por edhe trajner, ndërsa së fundmi ka mbajtur edhe postim e drejtorit sportive te Serbia.