Atentat në Don Bosko/ Detaje nga vendngjarja, dy të plagosurit po pinin kafe, u qëlluan me armë me silenciator! Autori u largua me makinë

 

Detaje të reja nga plagosja në Don Bosko pak çaste më parë.

Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se dy të plagosurit, kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në afërsi të OSHEE-së në Don Bosko në një lagje, kur ka ardhur një person dhe i ka qëlluar me armë Kastriot Elezajn në krah dhe mushkëri dhe Renaldo Metushin në këmbë, duke lënë të hapur idenë se kemi të bëjmë me një atentat. Ndërkohë, burimet thonë se autori u largua me makinë pas plagosjes.

Nuk dihet nëse u qëllua nga makina, apo nëse autori erdhi në këmbë tek lokali dhe u largua me automjetin, tip 'Golf 5'.

Të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.


Lajmi kryesor:

Atentat me silenciator në 'Don Bosko' 2 të plagosur, njëri me precedentë! Po pinin kafe në verandën e lokalit, 3 autorët e maskuar djegin makinën (EMRAT + VIDEO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?