-
Plagosja e dyfishtë tek 'Don Bosko' si u identifikua autori 23 vjeçar! Targat e makinës dhe shenjat e gishtave ndihmuan në zbulim! I riu dyshohet të jetë në Shqipëri
Hetuesit e Policisë së Tiranës fillimisht zbuluan se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës në Valias, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit. Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.
26 Tetor 2024, 12:00 -
Pas dy muajsh, zbardhet atentati me 2 të plagosur në Don Bosko! Shpallet në kërkim organizatori! Detajet si u zbulua (EMRI)
Gati 2 muaj pas atentatit me 2 të plagosur në zonën e “Don Boskos”, Policia e Tiranës identifikoi dhe shpalli në kërkim njërin prej autorëve. Për Denis Tahirin, 23 vjeç organizator dhe qitës, gjykata caktoi “arrest në burg” në mungesë, ndërsa ende nuk dihet motivi i atentatit.
25 Tetor 2024, 11:29 -
Atentati me dy të plagosur në Don Bosko, 'Golf 5' e autorëve erdhi nga Kosova! Targat u vodhën në një garazh në Valias, pronari s’i denoncoi të humbura
Hetuesit ende nuk kanë të qartë motivin e atentatit që la të plagosur 2 miqtë Kastriot Elezaj e Renaldo Metushi në një lokal në “Don Bosko” në Tiranë, pasditen e 3 shtatorit. Por grupi hetimor ka rënë në gjurmët e automjetit që u përdor në krim, tek i cili kanë shpresa se mund të shkojnë në gjurmët e autorëve
9 Shtator 2024, 12:49 -
Detaje të reja nga atentati në 'Don Bosko'/ Autorët ndoqën prej ditësh lëvizjet e shënjestrës! Po i prisnin 30 minuta para tek lokali, përdorën targat e një makine tjetër
Detaje të reja mbi atentatin në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Atentatorët kanë ndjekur prej ditësh shënjestrat dhe kishin ardhur më parë me automjet pranë lokalit ku ata do uleshin, në vendin ku ndodhi edhe plagosja.
5 Shtator 2024, 11:34 -
Atentati në Don Bosko, Report Tv siguron foton e mjetit të autorëve! Dy të plagosurit: S’kemi konflikte! Në Golfin e djegur gjendet arma e krimit
Report Tv ka siguruar foton e makinës me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko. Dy të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, në dëshminë e tyre, të dy kanë mohuar të kenë pasur konflite me persona të tjerë dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.
4 Shtator 2024, 10:49 -
Atentat me silenciator në 'Don Bosko' 2 të plagosur, njëri me precedentë! Po pinin kafe në verandën e lokalit, 3 autorët e maskuar djegin makinën (EMRAT + VIDEO)
Dy persona kanë rënë pre e një atentati sot rreth orës 15:00 në zonën e "Don Boskos" në Tiranë. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se Kastriot Elezaj 45 vjeç ka plagë në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi 22 vjeç ka plumb në këmbë.
3 Shtator 2024, 14:58