Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (24 Janar) në Kato Ahaia, Greqi. Një shtetas shqiptar 43 vjeç është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makinë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 23.30 të mbrëmjes, kur shqiptari është goditur 3 herë më armë zjarri nga brendësia e një automjeti ngjyrë e zezë, e cila është larguar me pas me shpejtësi.
Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios.
Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete, raporton Protothema.gr.
43-vjeçari rezulton me precedentë penalë për çështje droge dhe ishte liruar nga burgu kohët e fundit.
Burimet policore i thanë Top Channel, se është zbuluar identiteti i 43-vjeçarit shqiptar, i cili quhet Emil Fatmir Backa. Burimet bëjnë të ditur se po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi viktima ka precedent penal për trafik droge.
Sipas tyre ai është liruar nga burgu famëkeq i Korridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.
Dritë mbi atentatin pritet të japë vetë viktima, i cili do të merret në pyetje sapo të jetë në gjendje të aftë shëndetësore.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/65b2437aa6a1ffot.jpg)
Emil Fatmir Backa
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
20-vjeçarja shqiptare që jeton në Santorini: Ja pse nuk largohem nga ishulli, jam mësuar me tërmete
5 Shkurt, 07:25
-
Si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani: Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’
4 Shkurt, 19:45
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58
-
Greqi/ Mjekët në lot përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua nga e ëma, zemra e tij do të shpëtojë një fëmijë në Gjermani
4 Shkurt, 11:18
-
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli dhe pamjet e frikshme të rrëshqitjeve! A mund të ndodhë 'shpërthimi Minoan'? (VIDEO)
3 Shkurt, 20:48
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
3 Shkurt, 15:34
-
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars
3 Shkurt, 08:29
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, ankth në Santorini! Banorët kalojnë natën jashtë, anijet dhe avionët mbushen plot, mbyllen shkollat
3 Shkurt, 07:53
-
Greqi/ Mbi 200 tërmete në 48 orë në Santorini dhe rajonet përreth! Mbyllen shkollat në 4 ishuj
2 Shkurt, 15:27
-
Greqi/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar
2 Shkurt, 13:51