Është arrestuar nga policia e Korçës autori i atentatit në orët e para të ditës së sotme në bulevardin "Fan Noli", Endri Dervishi.
28-vjeçari sipas policisë duke drejtuar një automjet tip "Mercedes- Benz" me targa AA 666 NL ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit Mondi Firaj rreth 39 vjeç, banues në Drenovë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
E shtëna fatmirësisht nuk e kanë kapur objektivin e të arrestuarit, pasi Mondi Firaj nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik apo plagosje.
Pas tentativës për vrasje Dervishi është munduar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ka shkaktuar aksident në fshatin Çiflig Korçë.
Autori i dyshuar i ngjarjes, u kap menjëherë dhe u shoqërua në Komisariat për të marrë dëshminë e tij.
Policia ka shoqëruar edhe 39-vjeçarin Mondi Firaj, ndërsa ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje u gjet 1 gëzhojë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma.
Dy personat janë të skeduar për trafik droge dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konfliktet e drogës.

(Autori Gersi Dervishi)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com