Breshëri 'Touareg'-ut në Korçë, por autorët dalin huq, shënjestra sapo kishte dalë nga burgu për grabitje (VIDEO)

KORÇE-Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në lagjen nr. 4, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shënjestra e atentatit ka qenë Mateos Aliko 29-vjeç. Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit të tij tip 'Touareg' me targa AA915KP, që ishte e parkuar. 

Pronari i makinës Mateos Aliko, me precedent penal, ka shpëtuar, pasi në momentin që autorët kanë zbrazur kallashnikovin nuk ka qenë në makinë. 29-vjeçari së bashku me një tjetër person ishin pak metra larg makinës kur ndodhi ngjarja, pasi po drejtoheshin për te automjeti.

Por sapo ka parë breshërinë e kallashnikovit, Aliko është larguar me vrap për në banesë për të marrë armën, por në momentin që është kthyer autorët ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, të makinës që u qëllua dhe të Alikos.

Policia ka shoqëruar të riun, së bashku me personin që ishte me të për ta marrë në pyetje. Ngjarja e shënuar pranë shkollës 'Demokracia' ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët e Korçës, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe për të prangosur autorët, por deri tani nuk ka asnje te arrestuar. 

Pistat e hetimit dhe e shkuara e shënjestrës së atentatit
Policia ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen, ndërsa pista e parë ku po punohet është e shkuara e shënjestrës së atentatit, pasi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu. Aliko ishte dënuar me 7 vite për një grabitje me plagosje në vitin 2008 në një pikë bixhozi që ndodhej në segmentin Dishnicë-Korçë.

Mateos Aliko së bashku me Gentian Kostën dhe Markel Bushon grabitën një sasi të konsiderueshme parash, prej 800 mijë lekësh. Të maskuar dhe të armatosur tre të rinjtë, Aliko në atë kohë 18 vjeç dhe dy të tjerët 25 dhe 32 -vjeç u futën në pikën e basteve dhe pasi morën lekët u përleshën duke lënë të plagosur tre persona, mes tyre Adrian Peno. Policia po heton në këtë pistë nëse është hakmarrje për grabitjen e 11 viteve më parë.

Mateos Aliko, pronari i makinës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 25/02/2019 11:40

    Bajgëllëk i gjallë

    Përgjigju
  • Uee: 25/02/2019 05:37

    Bo ca fytyr m*ti.. Po mirë ky vajti të merte armën në shtëpi, po ky nuk vete prap brënda për armëmbajtje pa Leje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë