Atentat në Lezhë, 24 vjeçari
qëllohet nga makina me xhama të zi

Atentat në Lezhë, 24 vjeçari<br />qëllohet nga makina me xhama të zi
LEZHE -  Një 24 vjeçar ishte objektiv i një atentatit paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. 

Nga të dhënat e para Klevis  Prenga, 24 vjeç nga fshati Bardullojë i Lezhës ka qenë në makinën e tij të cilën e kishte ndalur në lagjen "Gurra" pasi donte të blinte diçka. Rreth orës  11: 20 Klevesi, i ulur në vendin e shoferit, dhe brenda në makinë kishte dhe 2 persona të tjerë mes tyre dhe një fëmijë, është ndaluar për të blerë diçka.

Në këtë moment, sipas të dhënave paraprake, të policisë së Lezhës mësohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 24 vjecarit, nga një automjet me xhama të zinj, dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Prenga u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Ai është plagosur rëndë.  Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi.  Sipas forcave blu objektiv i atentatit ishte Klevis Prenga.

(Foto: Makina ku ndodhej objektivi i atentatit)

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G