Atentat në Lushnje, vriten me
kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen 

Atentat në Lushnje, vriten me<br />kallashnikov 2 të rinj, 2 plagosen <br /><br>
LUSHNJE - Atentat me armë zjarri në një lokal në lagjen "Loni Dhamo" të Lushnjes, pak metra larg komisariatit të policisë. Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. 

Burime pranë policisë bëjnë të ditur për Shqiptarja.com se i plagosur ka mbetur shoku i viktimave, Marjus Xhepexhiu is dhe një kalimtar i rastit. Shënjestrat e këtij atentati kanë lidhje familjare me ish-kreun e Bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares. Nga ky atentat mori një plumb në këmbë Xhulio Shkurti, ndërsa i plagosur mbeti edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Forca të shumta policie, përfshirë edhe RENEA-n, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Pak minuta pas ngjarjes u gjet automjeti i djegur i autorëve të atentatit përgjatë aksit rrugor Lushnje-Berat, pranë fshatit Çukaj. Policia gjeti në brendësi të automjetit tre armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentatin e sotëm në Lushnje. 

Si ndodhi atentati
Dy viktimat, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha kanë qenë të ulur në një bar-kafe në lagjen "Loni Dhamo" kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje. Ata nuk kanë mundur t'u shpëtojnë plumbave që dyshohet se kanë ardhur nga të paktën dy persona të ulur në vendin e pasagjerit të automjetit. I plagosur ka mbetur edhe shoku i dy viktimave Marjus Xhepexhiu. Gjithashtu një nga plumbat ka prekur edhe një kalimtar të rastit, Bujar Turku, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Pista e parë e hetimit: Trafiku i drogës
Burime policore thanë për Shqiptarja.com se pista e parë e hetimeve është trafiku i drogës. I njëjti motiv për atentatin ka qenë edhe një vit më parë kur ndaj Xhulio Shkurtit, Zamir Latifit dhe Sajmo Xhelilit u qëllua gjithashtu me breshëri automatiku. Ata mundën t'i shpëtojnë plumbave. 

Njoftimi i policisë:
Në datën 11.10.2017 në lagjen "Loni Dhamo", në vendin e quajtur "Ura e Përroit" Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër  i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.zamir latifit

(Foto nga vendi i ngjarjes, një nga trupat e pajetë)

zamir latifit
(Zamir Latifi, një nga viktimat e atentatit sot në Lushnje)

atenat ne lushnje
(Një nga viktimat e atentatit sot në Lushnje)

[gallery]24235[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Dhunuesit e grave do ndiqen me byzylyk elektronik

Kosovë/ Dhunuesit e grave do ndiqen me byzylyk elektronik