Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve shenjestra dhe autori janë të plagosurit.
 
Rreth orësh 22:15 në qendër të qytetit verior pranë Turizmit dy persona nga një makinë kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një makine tjetër tip ‘BMW’ X5, e cila drejtohej nga Donald Shtjefni.
 
Objektivi i autorëve, Donald Shtjefni 30 vjeç ka zbritur nga makina dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të një lokali për t’u fshehur, por autorët e kanë ndjekur duke e qëlluar sërish.
 
Pas ndjekjes për disa metra autorët janë larguar, pasi zona ka qenë e populluar dhe Shtjefni ka arritur që të futet në lokal, ndërsa ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar me shpejtësi në spital nga ambulanca.
 
Nga të dhënat nga spitali i Shkdorës, i plagosuri raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk ka informacione mbi rrethanat e plagosjes së atentatorit dhe mbi gjendjen e tij shëndetësore.
 
Ngjarja mund të ishte edhe më e rëndë, pasi në qendër të qytetit kishte mjaft lëvizje, por fatmirësisht asnjë person tjetër nuk ka mbetur i lënduar.
 
Autorët janë larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe nga të dhënat e para dyshohet se atentati është bërë në shenjë hakmarrje ndaj Donald Shtjefnit.
 
30 vjeçari banues në lagjen ‘3 Heronjtë’ në Shkodër nuk është person me precedent penal, megjithatë priten hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët. 
 
Në vendin e vendin e ngjarjes përveç numrit të madh të gëzhojave të kallashnikovit është gjetur edhe një pistoletë, e cila nuk dihet ende se cilit i përket, objektivit Shtjefni, apo njërit prej atentatorëve.
 
Policia ka ngritur disa postblloqe dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e autorëve të atentatit.

automjeti i te plagosurit

atentati shkoder

atentati shkoder

atentati shkoder

atentati shkoder

atentati shkoder

atentati shkoder
(Foto: Vendngjarja dhe automjeti ku u qellua Donald Shtjefni)

d.b/shqiptarja.com