VLORË-Një makinë është hedhur në erë me eksploziv gjatë natës rreth orës 03:40 në lagjen ''Isa Boletini''.
 
Makina është në pronësi të Platon Sinanajt 35 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
 
Lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës tip ''Ford Focus'' me targa ''AA 818 KF''.
 
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi makina ka qenë e parkuar para banesës së 35-vjeçarit.
 
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërsa aktualisht është duke u marrë në pyetje pronari për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.
 
Por duket se shpërthimi ka qenë një paralajmërim për 35-vjeçarin nga Vlora.


[gallery]23540[/gallery]  Foto të tjera

dy.b/shqiptarja.com