SARANDE- Ngacmimi ndaj motrës së një turisti kosovar i mori jetën dje të riut në qytetin e Sarandës. Mësohet se 32-vjeçari Edmond Mehmeti, pronar i një lavazhoje në qytetin bregdetar u ekzekutua me armë zjarri orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Sipas burimeve, shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë ngacmimi që i riu i kishte bërë një vajze nga Kosova në prani të vëllait të saj. Ndërsa, burime nga policia thanë se ky i fundit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dyshohet të jetë edhe autori i vrasjes së Mehmetit.
Konflikti
Burime pranë uniformave blu të rrethit të Sarandës thanë se pasditen e së enjtes 32 vjeçari së bashku me disa shokë të tij është konfliktuar me një turist kosovar, pasi këtij të fundit viktima i kishte ngacmuar të motrën në sy të tij. Ndërkaq, menjëherë sapo shtetasi kosovar i është kthyer djalit nga Saranda me fjalë fyese, ky i fundit së bashku me shokët e tij kanë filluar të ushtrojnë dhunë ndaj turistit dhe më pas janë larguar.
Por kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë telefonuar në polici dhe kanë bërë denoncimin e rastit në fjalë, duke përshkruar kështu edhe personat e përfshirë në ngjarje. Mësohet, se një prej dëshmitarëve të ndodhur në vendin e ngjarjes ka deklaruar në polici edhe fjalët që turisti kosovar kishte shprehur ndaj 32 vjeçarit. “Do të ta marr hakun brenda 24 orëve”, mësohet të ketë thënë një prej banorëve në polici.
Vrasja
Rreth orës 01:00 të së premtes, Edmond Mehmeti ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në afërsi të kanalit të Çukës, në afërsi të një hoteli në rrugën Sarandë-Ksamil kur është ndaluar nga disa persona duke e ekzekutuar me armë zjarri. Sipas burimeve, mësohet se i riu fillimisht është dhunuar, pasi në trupin e tij ka pasur shenja gishtash, e më pas është qëlluar me një plumb në zemër, çka ka bërë që 32 vjeçari të ndërrojë jetë në vend.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar blutë e Sarandës të cilët kanë nisur edhe hetimet mbi identifikimin e autorëve të këtij krimi. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e tipit pistoletë, dhe një shapkë e cila dyshohet të jetë e një prej autorëve. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat 20 persona, ku mes tyre kanë qenë të afërm të viktimës dhe dëshmitarë të ngjarjes, si dhe disa shtetas kosovarë.
I shoqëruar ka qenë edhe babai i viktimës, i cili ka kërkuar gjetjen dhe arrestimin e autorëve që u mori jetën djalit të tyre. Gjithashtu, policia lokale ka bllokuar edhe rrugën Sarandë-Ksamil nga ora 01:00 e deri në orën 10:00 të mëngjesit të djeshëm. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm edhe në disa prej hoteleve të cilat ndodhen në afërsi të zonës ku ndodhi vrasja por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve. Ndërkaq, policia e Sarandës po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, teksa janë ngritur edhe disa postblloqe për gjetjen dhe vënien në pranga të autorëve.

(Në foto viktima Edmond Mehmeti)
/Shqiptarja.com

VIDEO