Ekzekutohen dy shqiptarë në Athinë, shkak larja e hesapeve! VIDEO kur autori i maskuar i qëllon në mes të lokalit! Njiheshin si 'kumbarët' e klubeve të natës

GREQI- Dy shqiptarë janë ekzekutuar në Greqi teksa po pinin kafe në një lokal, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur. Shkak i atentatit dyshohet se është bërë larja e hesapeve.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:00, në një lokal të njohur në Athinë, Nea Smyrni. Dy shqiptarët kanë qenë duke pirë kafe, ndërsa një person është afruar dhe i ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Siç shihet edhe në video, autori është i veshur me të zeza, ka vendosur kapuç në kokë ndërsa mban në fytyrë edhe një maskë kirurgjikale. Njëri prej tyre vdiq pasi mori dy plumba në kokë, ndërsa shqiptari tjetër u plagos në gjoks. Ky i fundit u dërgua në spital, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari që u vra me dy plumba në kokë është mjaft i njohur në zonë si person problematik. Ata njiheshin ndryshe edhe si ‘kumbarët’ e klubeve të natës. Dyshohet se atentati ndaj tyre është i mirëmenduar pasi është planifikuar prej kohësh. Madje, një prej shqiptarëve kohët e fundit kishte filluar të dyshonte dhe ndërronte shpesh makinat me të cilat lëvizte, por gjithsesi nuk ruhej shumë.

Gruaja që ka mbetur e plagosur ka marrë plumb në stomak. Njëjtë dhe ajo ka qenë e ulur në kafe në momentin e ekzekutimit të dy shqiptarëve, por nuk ka lidhje me ta, pasi ka qenë thjesht një kliente. Pas atentatit, autori është larguar në këmbë në drejtim të paditur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ekzekutimi ndodhi në një zonë të populluar, ndërsa vendi ishte plot me njerëz, të cilit kishin dalë edhe për të shikuar finalen e botërorit. Atentati ngjalli panik tek qytetarët. Identiteti i dy shqiptarëve ende nuk është publikuar, ndërsa autori nuk është identifikuar. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e saj. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Ekzekutimi i shqiptarëve në Greqi! Një prej viktimave njihej si ‘kumbari’ i klubeve të natës! Atentati ndaj tij i planifikuar prej kohësh

1671400515_dedfnuegi.JPG

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja për dy shqiptarët të cilët u ekzekutuan mbrëmjen e sotme në mes të një lokali në Greqi.

Sipas informacioneve të mediave greke, njëri prej viktimave njihej mjaft mirë si person problematik dhe ngjante si i dhunshëm.

Ndonëse nuk ishin pronarët e klubeve të natës, ata njiheshin si “kumbarët” që e komandonin jetën e natës.

Shqiptari ishte një person i njohur pasi banonte në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me lëvizje të mëdha.

Ora 22:45
Vriten dy shqiptarë në Athinë në mes të një lokali! Plagoset edhe një grua

1671399535_ok.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë ku janë vrarë dy shqiptarë dhe është plagosur edhe një grua e cila ishte kliente në lokal.

Gruaja që ka mbetur e plagosur ka marrë plumb në stomak. Ajo ka qenë e ulur në kafe në momentin e atentatit, por nuk ka lidhje me dy shqiptarët. Pas atentatit, autori është larguar në këmbë në drejtim të paditur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

 

Ora 22:29
Atentati në Greqi, rëndohet bilanci i viktimave, vdes edhe shqiptari tjetër

1671398987_dedfnuegi.JPG

Një ngjarje e rëndë është raportuar në shtetin fqinj ku janë ekzekutuar një shqiptar. Mediat greke raportojnë se edhe miku i tij ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Kujtojmë se njëri prej shqiptarëve mori dy plumba në kokë ndërsa tjetri në gjoks dhe asnjëri nuk arriti të mbijetonte.

E plagosur mbeti edhe një grua, kliente në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Ora 22:16
Atentat shqiptarit në Greqi, VIDEO nga momenti kur autori i maskuar e qëllon për vdekje me dy plumba në kokë, e vret në mes të lokalit

 

Ky është momenti kur autori ka qëlluar me armë zjarri shqiptarin në Greqi. Siç shihet edhe në video, autori është maskuar me të zeza dhe e qëllon shqiptarin disa herë me armë zjarri. Dy plumba në kokë i morën jetën, ndërsa miku i tij është plagosur në gjoks.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isa: 19/12/2022 07:54

    O Kali po ca lidhje ka PS me atentatet ne Greqi

    Përgjigju
  • Polic: 19/12/2022 07:49

    Çoni me Athine urgjent Tonin Vocin dhe Arianit Harapin se e zgjidhin direkt. 100% e sigurte. Mos harroni edhe Nallbatin e Zaranikes

    Përgjigju
  • Pali miska: 19/12/2022 04:43

    Eh cna iku nje kandidat per deputet kot

    Përgjigju
    • Dordomusi: 19/12/2022 08:45

      Mos u merzit se kemi bosat e call centerave me nga 10 milion€ gati per kandidim

  • kali: 19/12/2022 01:56

    shqiperine e kane marre bandat,,,asnje vote per keta hajdute dhe kriminele te PS....

    Përgjigju
  • Gripi: 19/12/2022 00:45

    Vrasesi qenka profesionist. Duket qe nuk e ka per here te pare. Ndoshta dhe ish ushtarak ose ushtarak

    Përgjigju
  • Or tej: 18/12/2022 23:13

    Nuk te falin or teeejjjj

    Përgjigju
    • Ups: 19/12/2022 08:07

      Normal trajnohen në poligone shqiptare e bohen vrases me pagese. Ka shku nje vrasje sa merr nje futbolist në vit . Zoti ju rujt Jan kethyer në bisnes.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave