Një makinë e drejtuar nga vajza e "ideologut të Putinit" Aleksandr Dugin, Darya Dugina shpërtheu pranë fshatit Velyki Vyazomi, në periferi të Moskës, duke i sjellë vdekjen 30-vjeçares. Imazhe dhe video të shumta të vendit të shpërthimit qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa dyshohet se 30-vjeçarja ka qenë objekt o atentatit.
Makina në të cilën udhëtonte Darya Dugina ishte një Toyota Land Cruiser Prado, në pronësi të babait të saj, bashkëpunëtori i ngushtë i Putin.
Autoritetet ruse kanë hapur një hetim për sulmin me bombë, pas të cilit, sipas kreut të Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, fshihen "terroristë të regjimit ukrainas".
Ai tha se objektiv i sulmit ishte Aleksandr Dugin dhe jo e bija Darya, e cila ishte komentatore politike për Lëvizjen Ndërkombëtare Euroaziatike, të udhëhequr nga babai i saj.
Vajza e filozofit dhe këshilltarit të ngushtë të Putinit Aleksandr Dugin, Darya Dugina, u vra në një atentat me bombë. Pamjet ku i ai shihet në gjendje shoku në vendin e ngjarjes, duke vendosur duart në kokë kanë bërë xhiron e mediave në botë.Videoja, autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar dhe postuar në Telegram, tregon Dugin të shokuar, teksa ekipet e shpëtimit mbërrijnë në vendin e ngjarjes së makinës që digjej.
Sipas hetuesve rusë, brenda mjetit ka pasur një bombë, e cila ishte vendosur nën sedijen e shoferit.
Makina Toyota Land Cruiser ishte Aleksandr Dugin, ku si duket atentati ka pasur atë në shëndestër. Ai do të futej në makinë por në momentin e fundit hipi në një automjet tjetër. Siç raportoi gazeta ruse 112, 35-vjeçarja Darya Dugin dhe babai i saj 60-vjeçar do të ktheheshin në Moskë me të njëjtën makinë.
Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Bolshiye Vyazyomy, pranë Moskës. Të dy kishin qenë në një koncert dhe po ktheheshin në shtëpi.