Atentatet terroriste në Paris
zhvillimi i ngjarjeve orë pas ore

Atentatet terroriste në Paris<br />zhvillimi i ngjarjeve orë pas ore
Të paktën 128 të vdekur dhe rreth 250 të plagosur në gjashtë zona të kryeqytetit, sallën e spektakleve “Bataclan”, në stadiumin “Stade de France”. Vendoset gjendja e jashtëzakonshme.
 
Rrjedha e ngjarjeve nga dje në mbrëmje deri sot në mesditë:
 
– Shkëmbime zjarri –
 
– Dje në mbrëmje: Disa shkëmbime zjarri dhe shpërthime të njëpasnjëshme në Paris.
 
– Rreth orës 21:00- 21:15: Tre shpërthime u dëgjuan në arenën sportive të stadiumit “Stade de France”, në veri të Parisit, gjatë ndeshjes miqësore të futbollit Francë-Gjermani që luhej para 80 000 spektatorëve. Një person u vra si dhe tre kamikazë.
 
– Në orën 21:29, një mesazh i parë në Twitter njoftoi për një shkëmbim zjarri në “Paris10 Bichat”. Në rrugët “Bichat” dhe “Alibert”, ky shkëmbim zjarri kundër restorantit “Le Petit Cambodge” shkaktoi 14 të vdekur.
 
– Në orën 21:38, një tjetër mesazh në rrjetin social Tweetter njofton për zhurmat shumë shqetësuese në rrugën “Charonne”. Dëshmitarët kanë dëgjuar të shtëna përgjatë dy, tre minutave. 18 personave janë vrarë.
 
– Në orën 21:49, një mesazh në Twitter flet për shumë të shtëna në “Bataclan”. Në sallën e koncerteve, ku zhvillohej një koncert roku, disa persona të armatosur, me fytyra të mbuluara, hapën zjarr në sallën e spektakleve me thirrjet “Allahu Akbar” dhe morën spektatorët peng.
 
– Rruga “la Fontaine au roi” (zona 11), në afërsi të sheshit Republika, pesë persona kanë rënë nga tarraca e një picerie “La Casa Nostra”.
 
– Një sulm që shkaktoi një të vdekur ndodhi në bulevardin Voltaire, në krahun tjetër të sheshit Republika. Kamikazi humbi jetën.
– Gjendja e jashtëzakonshme
 
– 22:30 : François Hollande, u evakua menjëherë nga stadiumi i Framcës dhe shkoi menjëherë në Ministrinë e Brendshme për të marrë në dorë situatën.
 
– Prokuroria antiterroriste ndërmerr hetimin.
 
– 23:43 : Sipas një bilanci të parë, të paktën 35 të vdekur .
 
– Spitalet e Parisit vendosin “Planin e bardhë” të urgjencës dhe krizës.
 
– 00:01: “Disa dhjetëra të vrarë, shumë të plagosur, ky është një tmerr”, deklaroi në televizion François Hollande, i cili njoftoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbylljen e kufijve.
 
– 00:15: Një këshill i jashtëzakonshëm ministrash mblidhet në Elyse dhe dekreton gjendjen e jashtëzakonshme.
 
– Partia Socialiste, Fronti Kombëtar (ekstremi i djathtë) dhe partia “Republikanët” e Nicolas Sarkozy ndërpresin fushatën zgjedhore për zgjedhjet rajonale.
 
– Të shtunën, pak para orës 00:30: Ndërhyrje e policisë në “Bataclan” që përfundon një gjysmë orë më vonë. Të paktën 82 persona kanë humbur jetën. Katër terroristë janë vrarë, tre prej të cilëve duke aktivizuar rripat e tyre me eksplozivë.
 
– Masat e para të urgjencës-
 
– Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura, njoftoi rektorati i Parisit. Të gjitha udhëtimet shkollore janë anuluar në Francë gjatë fundjavës.
 
– 01:11: Pengmarrja në Bataclan ka shkaktuar 100 të vdekur, sipas burimeve policiore.
 
– François Hollande shkon në Bataclan me disa ministra, përfshirë dhe ministrin e Brendshëm Bernard Cazeneuve.
 
– Këshilli i fesë myslimane dënon me ashpër sulmet e urryera dhe të neveritshme.
 
– “1 500 ushtarë më shumë janë mobilizuar”, njoftoi Elyse.
 
– “Ne do ta vazhdojmë luftën, do të jemi të pamëshirshëm përballë terroristëve”, deklaroi François Hollande pranë Bataclan.
 
– Do të ketë rivendosje të kontrolleve në kufi, por jo mbyllje”, theksoi Elyse.
 
– Sulmet kanë shkaktuar të paktën 120 të vdekur, njoftoi prokuroria.
 
– 04:30: Sipas hetuesve, tetë terroristë janë vrarë në atentate, shtatë prej të cilëve kanë hedhur veten në erë.
 
– Zi kombëtare –
 
– 09:00: Këshilli i Mbrojtjes në Elyse.
 
– Kompeticionet sportive janë ndërprerë në rajonin parisian dhe qendrat turistike mbyllen.
 
– Të gjitha institucionet e qytetit të Parisit qëndrojnë të mbyllura: shkolla, muze, biblioteka, gjimnaze, pishina, tregje ushqimore, si dhe ndërtesa publike kulturore të rajonit parisian.
 
– Drejtoria e policisë kombëtare bën thirrje për dëshmi nga popullsia.
 
– 10:50: François Hollande në Elyse i cilësoi atentate si akte lufte dhe e cilësoi si përgjegjëse ushtrinë terroriste të organizatës së Shtetit Islamik “Daech”. Duke iu kërkuar francezëve bashkim dhe gjakftohtësi, ai njoftoi tre ditë zi kombëtare. Ai do shprehet të hënën para Parlamentit të mbledhur në KOngres.
 
– Grupi i Shtetit Islamik merr përsipër përgjegjësinë e atentateve.
 
– Manifestimet janë publikuar në Paris dhe në rajonin parisian deri të enjten./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)