TIRANE- Shpërthimi i eksplozivit në makinën e inxhinieres së ndërtimit Entela Çano, është bërë nga një distancë e afërt dhe jo nga larg. Hetimet kanë zbardhur edhe sasinë e lëndës shpërthyese që ka qenë rreth 70 gram eksploziv plastik i llojit C4. Në këtë përfundim është arritur nga grupi hetimor i policisë, i ngritur për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në rrugën Durrës-Tiranë. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, kanë zbërthyer mekanizmin e shpërthimit duke zbardhur edhe mënyrën se si është realizuar. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pamje të kamerave të sigurisë të disa objekteve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të disa karburanteve që ndodhen në rrugën Durrës-Tiranë.
SHPËRTHIMI NGA AFËRRreth 70 gr lëndë shpërthyese C4, është përdorur për të hedhur në erë mjetin me të cilin udhëtonte inxhinjeria 38-vjeçare, Entela Çano. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, lënda plasëse ishte instaluar në pjesën e poshtme të Mitsubishit, në krahun e pasagjerit. Ndërkohë shpërthimi i telekomanduar, është bërë nga një distancë e afërt. Pikërisht për këtë arsye, grupi hetimor është duke parë me vëmendje pamjet filmike të sekuestruara pasi dyshohet se, shpërthimi është realizuar nga një makinë që ka qenë në ndjekje të Mitsubishit të inxhinieres së ndërtimit dhe pronares së studios “A & E Engineering”. Pista e vetme e hetimit ka lidhje me profesionin e 38-vjeçares, të cilin e ushtronte prej vitesh në Tiranë. Ajo kishte udhëtuar e vetme nga Tirana në Kavajë dhe po ashtu është kthyer e pashoqëruar.
NGJARJAShpërthimi ndodhi të enjten në datën 8 maj në mesditë në austradë, në afërsi të Sukthit. 38-vjeçarja zbriti nga makina vetëm pak sekonda para se të ndodhte shpërthimi, ndërsa flakët e kanë djegur të gjithë mjetin. Policia e Durrësit ka reaguar edhe zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur, por duke mos dhënë shumë detaje. Gjatë hetimeve është zbuluar se, lënda plasëse në një sasi të vogël ishte e montuar poshtë makinës në pjesën ku zakonisht vendosen këmbët e pasagjerit. Dëshmitarë dhe vetë inxhinierja kanë deklaruar se, më momentin kur ka ndodhur shpërthimi është dëgjuar një zhurmë e madhe. Sipas policisë, “çanta e drejtueses së makinës e ka shpëtuar atë, pasi duke qenë e mbushur me letra ka amortizuar shpërthimin”.
PistatPolicia e Durrësit është duke hetuar në disa pista në lidhje me ngjarjen. Fillimisht u mendua se shpërthimi mund të kishte lidhje me punën e bashkëshortit por është përjashtuar. Policia po heton në pistën e konflikteve të punës që bën Çano.
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat
30 Janar, 09:26
-
Vlorë/ Po trafikonin 3,5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, 'Vortex' arreston 2 fierakët! Ja çfarë u sekuestrua dhe si u zbuluan (EMRAT+VIDEO)
30 Janar, 09:13
-
Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)
30 Janar, 09:06
-
Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen 10 familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë
30 Janar, 08:44
-
‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)
30 Janar, 08:43
-
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim
30 Janar, 08:40
-
Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025
30 Janar, 08:20
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot
30 Janar, 08:04
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01