TIRANE – Njëri prej vëllezërve Shkreta i cili mbeti i plagosur nga atentati me armë më 4 nëntor në Fushë Mamurras akuzon si autorë Jetmir dhe Muharrem Llanin. Nga spitali ku ndodhet i shtruar, Emanuel Shkreta pranoi të flasë në telefon për televizionin A1 Report në emisionin "Urbanika".

“Më dolën para vëllezërit Jetmir e Muharrem Llani në një distancë rreth 8 metra. Isha me vëllain Gentianin dhe më thanë: Mi bëj të fala djalit të vogël të vrarë.” Është kjo dëshmia rrënqethëse e Emanuel Shkretës, i cili mbeti i plaogusur më 4 nëntor në atentat në Fushë-Mamirras nga vëllezërit Llani, teksa tregon në një intervistë ekskluzive për emisionin Urbanika në televizionin A1Report se s’i pa t’i vritej vëllai para syve të tij.

Fjalët e fundit që dy atentatorët i thanë vëllezervë Shkreta, lidhen me rastin e vrases së fëmijës 9-vjeçar së Jetmir Llanit, nga djali tjetër i familjes, Alban Shkreta i cili aktualisht vuan dënimin në burg.

“Breshëritë e plumbave filluan të binin mbi ne”, dëshmon Emanueli, 20-vjeçar. Ai rrëfen se bashkë me të vëllanë janë mundur t’i shpëtojnë atentatit duke vrapuar në rrugët e lagjes pranë vendit të ku ju bë pritë. “Unë u plagosa në shpatul, i thash vëllait: Ik Gentian shpëto, ndërsa tentova të iki me vrap për tu fshehur në rrugët e lagjes.”, tha për Urbanika djali i familjes Shkreta, Emanueli.

Në një intervistë telefonike për emisionin në Tv A1Report, 20-vjeçari tha se menjëherë pasi iu largua breshërive të plumbave, lajmëroi policinë dhe ambulancën, por asnjëra prej tyre nuk erdhi, edhe pse sipas tij, kishin kaluar gati tre orë.

“Njoftova policinë dhe prita gati tre orë, por as ajo as ambulanca nuk u dukën. Vëllai im vdiq nga hemoragjitë pasi askush nuk i erdhi.”

Biseda e plotë telefonike e Emanuel Shkretës për emisionin "Urbanika"


"Më dolën para Jetmir dhe Muharrem Llani dy vëllezërit në një distancë rreth 5-6 metra larg dhe më thirrën papritmas.
Isha me gjithë vëllain Gentjanin që ndërroi jetë dhe më thanë m’I bëj të fala djalit te varri dhe zbrasën një breshëri automatik pafund.
Ula kokën dhe mora një plagë në shpatull po breshëritë u zbrasnin mbi ne të dy.
U ktheva mbrapsht dhe bërtita : Ik Gent me të madhe. Mora një tjetër në kokë sepse u rrëzova prap përtoke dhe breshëritë vazhdonin me 1 metër distancë, më ra dhe kapelja nga koka .
Jam cuar sepse dëgjova vllain që bërtiste nga plagët që ka marrë dhe unë u largova në lagje. Kam prit tre orë, aty ishte njoftu policia dhe nuk vinte as polici, as ambulancë në botë nuk vinte asnjeri.
Vëllai im vdiq nga hemorragjia se nuk e preku njeri me dorë, as ambulancë, as polici, për të shku me e marrë. Nga hemorragjia vdiq.."


SI LINDI HISTORIA E HASMERISE MES DY FISEVE
Gjithçka nis me 5 qershor të këtij viti kur pas një konflikti për motive që cilësohen të dobëta, mes familjeve Llanaj dhe Shkreta, u qëllua për vdekje 9-vjeçari Indrit Llanaj. Sipas policisë, vrasja e fëmijës ndodhi gjatë një atentati me makinë që dy vëllezërit Altin dhe Alban Shkreta i bënë xhaxhait të 9-vjecarit, Muharrem Llanajt në fshatin Shpërdhet të Fushë-Mamurrasit. Njëri prej autorëve të krimit të rëndë, Alban Shkreta u vu në pranga mbrëmjen e 5 qershorit. Rreth një muaj pas vrasjes së 9-vjeçarit u vu në pranga edhe autori tjetër i ngjarjes, Altin Shkreta.

Ndërkaq, mëngjesin e 19 korrikut në Tiranë u vra me armë zjarri në rrugën “Hoxha Tahsim” Mark Shkreta, 71 vjeç, babai i dy vëllezërve të arrestuar. Policia njoftoi ne atë kohë se vrasja kishte ndodhur për hakmarrje dhe se autori ishte Jetmir Llanaj, babai i 9-vjeçarit të vrarë më 5 qershor. Vetë Jetmir Llanaj në një intervistë telefonike për A 1 Report, në atë kohë, pat deklaruar se nuk ishte ai autor i krimit dhe se nuk do të qëllonte mbi një plak për të marrë hakun e të birit. Më 19 shtator, 2012 Jetmir Llanaj u vu në pranga në aeroportin e Rinasit, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje, por më pas u la i lirë.

VRASJA E PARALAJMERUAR DJE NGA NENA E TE PLAGOSURIT/ APELI I SAJ NE TV A1REPORT
Nexhmije Shkreta një ditë para atentati, në një intervistë ekskluzive për Tv A1Report, i bënte apel shtetit që të mbronte familjen e saj nga hasmëria, pasi jeta e saj dhe e fëmijëve është në rrezik. Ndërkohë që një ditë më pas, djali 20-vjeçar i kësaj familjeje mbeti i plagosur, e një tjetër humbi jetën.

"Mbas vrasjes së djalit tim, që vrau djalin e Jetmit Llanaj gabimisht, aksidentalisht ndjehem shumë e kërcënuar se ai më vrau burrin, më prishi shtëpinë dhe jam shumë shumë keq me gjithë familjen.
Ky apel nuk është vetëm për Kryeministrin, është për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Presidentin, për Ina Ramën, për prokuroritë kush ka çështjet dhe për gjykatat dhe policitë që janë shumë të korruptuara", u shpreh Nexhmija.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)