TIRANË- Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Viljon Cakollarit, shoferit të ministrisë së Brendshme të cilit iu bë atentat të premten në mbrëmje. K. Cakollari, iu ka rrëfyer hetuesve mbrëmjen e të premtes, kur bashkëshortit të saj iu bë atentat nga një person i panjohur. Sipas saj, ata të dy kishin pirë një kafe me të shoqin në një lokal që ndodhet në lagje.
Më pas sipas dëshmisë së gruas, ajo ishte ndarë me të shoqin dhe shkuar në shtëpinë e tyre që ndodhet në katin e tretë të një pallati, në rrugën Iuf Elezi në Selitë. Më tej sipas saj i shoqi u hyri në një lokal tjetër që ndodhet pranë shtëpisë së tyre ndërsa u takua me disa shokë. Pas rreth një ore, pasi ishin ndarë, Viljoni e telefonoi për t’i kërkuar t’i hapte derën. Madje ai i kishte rënë edhe citofonit.
Në këtë kohë ajo ka pohuar se kishte dëgjuar edhe zhurmën e të shtënave të armë së zjarrit. Ky është rrëfimi i bashkëshortes së shoferit të Ministrisë së Brendshme, Viljon Cakollari, për hetuesit e seksionit të Krimeve ndaj Personit në kryeqytet. Bashkëshortja e Cakollarit, e identifikuar nga policia me inicialet K. Cakollari, iu ka pohuar hetuesve sapo kishte mbyllur telefonin për të hapur derën e jashtme të pallatit nëpërmjet citofonit, kishte dëgjuar të shtënat e armës.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes, dy gëzhoja të një kalibri 9 mm. Kjo ka bërë që hetuesit të dyshojnë se arma që mund te jetë përdorur nga autori, mund të ketë qenë një pistoletë"GLOCK" ose Beretë. Sipas policisë i dëmtuari ka marrë dy plagë, nga 4 herë që autori i krimit qëlloi ndaj Cakollarit.
Katër ditë pas atentatit të së premtes në rrugën “Isuf Elezi”, në Selitë, policia vijon t’i qëndrojë dyshimeve të atentatit që lidhen me pistën e hakmarrjes. Kjo për shkak të vrasjes së një personi në vitin 1998, krim për të cilin është dënuar me 23 vite burg vëllai i Viljonit Laurant Cakollari.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO