Atentati i dështuar në Shkodër, zbulohet identiteti i dy vëllezërve Prendi! Në kërkim edhe kushëriri e tyre
Makina ndaj së cilës u lëshua breshëri plumbash në Shkodër, 23 gusht
SHKODËR- Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati i dështuar në Bushat të Shkodrës më 23 gusht. 3 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa Report Tv mëson edhe identitetin e dy vëllezërve në kërkim. Bëhet fjalë për vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendin nga Bushati, ndërsa në kërkim burime thonë se është edhe kushëriri i tyre.
Të paktën dy persona medohet të kënë qenë brenda Audit të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashi. Për shkak të hetimeve, blutë e Shkodrës nuk bëjnë me dije identitetin e personave ndaj të cilit ishte planifikuar atentati, por dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Dyshohet se mes dy grupeve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në automjetin e vëllezërve Prendi janë gjetur gjurmë plumbash, çka ka ngritur edhe dyshimet për shkëmbim zjarri. Sipas mediave online, besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor. Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet “BMW” e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur.
Ndërkohë, dy personat që lëviznin me Audin me targa gjermane nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve, ndërkohë që dy personat brenda Audit, të cilët i ka identifikuar, nuk i përmend as si persona në kërkim as të ndaluar, çka lë dyshime që edhe ata të kenë braktisur në rrugë Audi-n, e të jenë larguar, me një tjetër automjet që dyshohet se e kishin për mbështetje.
Burime jo zyrtare thonë personat me Audi po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike! Rrëshqitje dherash në rrugët e Fushë-Arrëzit
22 Nëntor, 12:28
A thu e ka kuptu policia qe kontigjenti n fjale ka shku me blind e me arme ne shpi te tjetrit??? Mbasi I doli shpu ktyne mjeshtrave e merr policia situaten ne dore per me kape viktimat edhe pse kishte preferu me mbledh kufomat qe e ka specialitet
PërgjigjuEsmeraldo hato ka qen ne blind . Si do ja japi emrin policia kur bejn disa aksione per ta arrestu e ai shetit i lir me blind me targa te huaja
PërgjigjuDrejtohuni ne prokurori per emrat.
PërgjigjuHabitem me Izmirin, e kam rraf shpulla midis Shkodres e sbani gja. e tash del si trim me blind
PërgjigjuMe shpulla jane rraf shume te fort qe jane sot gjoja Biznesmen e killera po hec e rrifi sot Jo per gje po ske dhe ku i gjen se e kane bo shpine blind Makinat blind e lokalet blind.. Vetem bythen se kane me xhama te blindum dhe me Porta celiku dhe 1000 kamera kudo trimat..
Kush asht ky Izmir?
Nje i nans nje i babs hajde merre vesht .policia thot se ka pas shkembim edhe i len te lir e sjep emra per ato si kan gjujt
PërgjigjuE kan si per ulje sepse po te thon i gjuajten filanit i ulet reputacioni gjasme. E verteta esht qe her do gjuash her do te gjuajn kshu e ka kjo pune me radh eshte, smund te gjuash vetem ti, heret a von do te bjer shara ne gozhd
Po normal është që emrat mos tja japi se policia është bashkpuntorë me bandat.
Përgjigju