Atentati i dështuar në Shkodër/ Flet babai i autorit të dyshuar: Kam video, djali s'ka lidhje! (Kontradikta me pamjet që i hedh poshtë alibinë)

SHKODËR- Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores i akuzuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku shfajson të birin, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas tij, kjo bëhet pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi e kanë frikë. Arsyen, se përse e kanë frikë, nuk e bën me dije, por shton se sa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici.

"Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prap më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prap në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet" , është shprehur Ismet Çekorja.

Duke i dalë në mbrojte, ai thotë se disponon një video ku shfaqet se i biri që tregon se nuk ka gisht në atentat. Mirëpo, këtu ka një kontradiktë! Kjo pasi referuar njoftimit të policisë, atentati ka ndodhur rreth orës 21:30, e konfirmuar nga uniformat blu, ndërsa momenti i filmuar në video për të cilën Çekorja e pretendon si provë, është 20:54, pra pak minuta para se të ndodhte ngjarja. Report Tv kontaktoi me Ismet Çekorja lidhur me këtë detaj, duke thënë se policia ka raportuar gabim orën, pasi atentati ka ndodhur më parë. Në video, shfaqet Bajram Çekorja së bashku me një person teksa dalin nga një banesë.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25 vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim Bajram Çekorja dhe Tonato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës. 

 

Momenti nga video

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruga: 30/08/2022 16:10

    Bajroja edhe me hec ne kraht te licve i kam djem tezesh po keni frik se jan bashku trimat bashk edhe ne krah tjeter jan bashku kur vat po bajroja asht djal i mir e trim sat tdush si Shefqet Cekorja past rahmet e axha i tij i ka nimu iher bajrat jo iher po shum her e jan familje me nder e me taban e sa per kto qe jan vra atij bajros sja ka ndi shum po ka majt anen e kushrive tvet

    Përgjigju
    • Futja kot: 31/08/2022 21:59

      Shko ha i teke pilaf ma mir se s'din gja

    • Kastrioti: 31/08/2022 20:43

      Kastrioti ka ken drogaxhi e ka vjedh biçikleta po at tjetrin e kan vra tu vjedh po mos na diftoni historina trimie ktu

    • Per hahahha: 31/08/2022 17:05

      Mos flitni kot me adresa fallso, Shefqeti ka ken burre trim e ka pa gjithmone punen e vet, nuk ka pas nevoje me vjell se ka punu me krahet e veta, e ke ngaterru me Kastriotin,mos e perzij Shefqetin kot

    • Hahahahahahah: 31/08/2022 00:15

      çekoret i njofin tan po rrini urt e mas komentoni pa lidhje se veq truma ujit edhe bicikleta kan vjedh. Shefqetin tu vjedh e kam vra.

    • PER RUSI: 30/08/2022 21:29

      Kush ja ka vra axhen kri cekorjes ? Se per te fort jan majt ta dikur, kurse lict ishen ne nje livel me posht se to

    • Rusi: 30/08/2022 19:55

      Bajroja meqe a kaq trim pse nuk merr gjakun e axhes ? Met nigjume e kam Mustafa ja ka pas vu pistolen ne kry kti Bajros se na e bat a thu se kush asht nji cop **** ordiner

  • Tahip Talamrendi: 30/08/2022 14:13

    Marrja rrin e i zoti se len ,ik mor pis bukshkelun E din tan Shkodra ku i ka fut durt djali jot po boll tash

    Përgjigju
    • O tahip: 31/08/2022 00:11

      Pa diqa din ti ma tahip se kot nuk pa flet

    • O Toni: 30/08/2022 16:12

      Une i hypi kujt duhet me hyp ,ty pse po te djeg une nuk permenda Titin as kerkend po djali i ktij ska shok si vedin Zoti e ndaft me hajr

    • Toni: 30/08/2022 15:32

      O tahip je msu ti me tja hip nans e moters tane e vjen e shkrun ktu si laper se djali ti si ka fut durt kerkund po vetem se asht kushri me kta lict i ka met kja pun beths edhe ktij se ska lidhje as me vrasjen e titit as me asnji po ka lidhje aj pingjoja bajrami tjeter me kyt pun

  • Hamzaaa: 30/08/2022 14:10

    O shkoder tash von ka ken puna e atij laqjanit si ja futi pushk aj beqoja ivziku asht plagos bajrami se dote mi vra aj i laqit kyt e kam informacion tsigurt e hala asht nkerkim aj

    Përgjigju
    • Albani: 31/08/2022 00:10

      Beqoja asht shok i ngusht me bajramin.. ja ma mret erjoni baj be se kushri e ka medin se di tsigurt po ky asht djal ma I mir se bajrami e trimalosh rrin npun tvet

    • Hamza: 30/08/2022 17:28

      Kush asht beqoja ivziku spo te kuptoj medijq ??

    • Ibra: 30/08/2022 15:39

      Kush a ky beqoja

  • Dobrac: 29/08/2022 23:27

    Gabimi Bajros asht ses ska ba ken per burre najhere po ti dalin para se e merr pergjigjen si e morri aj tjetri qe kishte ardh per te tesh vone

    Përgjigju
    • riku: 30/08/2022 14:46

      bajroja a msu me hec n kam t licve se kush e pyt bajron as se ven n list tjert po thuj ka lict n krah se mas me pas lict e sheh bajron n azil ky bajroja asht i fmijaq rrencak mashtrus

    • Shkoder: 30/08/2022 09:36

      Kush asht aj qe e mori pergjigjen , kaq trim asht ky bajroja ? Puna asht se ska krah se ky mund te jet trim por ska as vllezen as fis

  • Zooteknika city: 29/08/2022 23:15

    Qo prej aty se te vjen era shllin mor gjak i pist qysh kur ti kaq gangstjer

    Përgjigju
  • Ani: 29/08/2022 18:11

    Sa te thella paskan ken keto pune,ky bajromi e paska pas djal hallet arjanin ? Ky rrin me ibren ateher u fol se ibra e ka gjujt , tesh dikund nuk dalin llogarit

    Përgjigju
  • u njohim kush jeni: 29/08/2022 16:27

    ma mir ne burg o Ismet se tash po ta vrasin Bajrat ate hor. Fute ne loje te madhe

    Përgjigju
    • Ca di ti: 29/08/2022 17:50

      Kan ra shum ata o bos as visit nuk i siguronin dot mbrojtje se dhe tek ata me qen e kishin marr peng maskat po e moren n vend tjeter pak rendsi ka sic iku ai shum shpejt kan per t ik dhe kta qe permen ti

  • Hahahahah kirasi: 29/08/2022 14:35

    Po ik mor ismet se me ken vin te shpija jeme policia , po ai asht nji djal i keq nuk e ka gjat se asht perzi shum vende . As ti se ke te gjat bashk me te

    Përgjigju
    • Shkoder: 02/09/2022 16:05

      Boo çja ke njall iti... 2 dit.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU