Drejtori i OSHEE, Roland Saliu i cili u vra gabimisht ditën e djeshme gjatë një atentati është përcjellë sot për në banesën e fundit.
 
Familjarë, të afërm, miq, kolegë të tij i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Saliut i cili u nda nga kjo jetë në mënyrë të parakohshme.
 
Mes lotëve dhe dhimbjeve, ata janë përshëndetur për herë të fundin me familjarin e tyre. Në shenjë nderimi, ata janë ndalur dhe në vendin ku ndodhi atentati, duke vendosur kurora me lule.

 Roland Saliu u vra dje në një atentat në Vlorë, shënjestra e të cilit ka qenë pronari i një TV privat në qytetin bregdetar. 

[gallery]22440[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)