Njëri prej vëllezërve, të cilët qëlluan me armë zjarri pronarin e një biznesi druri nga Mirdita, është person i skeduar nga policia dhe autoritetet gjyqësore shqiptare e italiane, dhe me precedent penal.
Sipas të dhënave të Report Tv, Land Kaçorri i cili dyshohet si autor i ngjarjes së sotme, është person me preçedentë penale të mëparshëm ku me vendimin nr. 168 datë 17.10.2008, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar këtë shtetas për vepren penale të "Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".
Gjithashtu dhe në vitin 2004 Gjykata e Fierences Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale "Vrasje në bashkëpunim" të një shtetasi shqiptar.
Në orët e para të mëngjesit, biznesmeni nga Mirdita në fushën e lëndëve drusore ka mbetur i plagosur ne kokë si pasojë e nja atentati me armë zjarri në Ishull Lezhë, 1 kilometër nga qyteti. Landi Noka është qëlluar teksa ishte duke udhëtuar i vetëm me makinë tip “BMW X5. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, vëllezërit Landi e Gjergj Kaçorri, të cilët janë shpallur në kërkim.
Dyshimet për këtë krim lidhen me një konflikt të mundshëm që Landi Noka ka pasur me disa persona të tjerë në qytetin e Rrëshenit fundjavën që kaloi. Gjithashtu dyshohet se shkak i këtij krimi mund të jetë dhe konflikti për shkak të konkurrencës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com