Atentat Zoran Zaevit, grekët ndërhynë në kohë! U mor në mbrojtje nga amerikanët

Atentat Zoran Zaevit, grekët ndërhynë në kohë! U mor në mbrojtje nga amerikanët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaef

Një atentat i planifikuar për të vrarë Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev për fat të mirë është zbuluar nga shërbimet inteligjente të Greqisë, duke shmangur kështu një tragjedi dhe një prishje të paqes në këtë rajon të tensionuar vetëm pak muaj pasi u firmos Marrëveshja historike e Prespës. Në 2018-n Zaev u mor në mbrojtje nga amerikanët dhe fakti që iu dha e njëjta mbrojtje si një President i SHBA tregon edhe seriozitetin e ngjarjes. 

Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës në 2018 nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, një atentat i cili u parandaluar nga shërbimet sekrete dhe qeveria greke, u iniciua ndaj këtij të fundit.

Lajmi u bë me dije mbrëmjen e djeshme, nga gazetën “Vradhini”, nga burimet e brendshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme në atë kohë, që kishte lidhje edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila kishte gjithashtu një rol të rëndësishëm. Sipas burimit, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor, tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita VMRO-DPMNE, e udhëhequr Mickoëski, e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend kur tentativat për vrasje nuk ishte të panjohura. Në atë kohë, shumë organizata maqedonase, të Australisë dhe Kanadasë, jo vetëm që kanë shprehur revoltën dhe zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagime në përpjekje për të ndaluar ratifikimin e kësaj marrëvehsje në parlament.

Pikërisht në këtë kohë, shërbimet e inteligjencës greke, njoftuan menjëherë kryeministrit greke të atëhershëm, Aleksis Cipras, se një komplot për atentat po thuret ndaj kryeministrit maqedonas dhe se lëvizshmëria në Shkup është rritur në mënyrë drastike kohët e fundit. Cipras, njoftoi shërbimet e inteligjencës amerikane, të cilët mendonin se të gjithë kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje do të kërkonin të parandalonin ndryshimin kushtetues nga parlamenti. Në këtë kohë, qeveria greke, dëboi diplomtët rusë nga Athina.

Nga u financuan këto përpjekje?

Ato dyshohet se u financua nga disa organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës së vendeve të treta, të cilët shfaqeshin në Shkup si tregtare ose drejtues të mediave.

Si u lajmërua Zorav Zaev?

Kryeministri i atëhershëm grek, urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të informonte autoritetet kompetente të vendit fqinj. Ministri i Jashtëm i atëhershëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari i cili u informua dhe më pas bëri të mundur informimin edhe të Zoran Zaef, i cili mori të gjitha detajet e nevojshme.

Kush e ka marrë në mbrojtje kryeministrin maqedonas?

Shërbimet e inteligjencës amerikane! Sipas gazetës greke, agjentët i kanë dërguar një mesazh ambasadave të huaja në Maqedoninë e Veriut dhe VMRO se ata “dinë gjithçka” për atentatin. Në atë periudhë ku alarmi për atentat ndaj Zaef i ngrit, ai mbrohej me të njëjtën siguri si presidenti i SHBA.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale