Basha si Berisha: Kur Ndoja i preku interesat e qeverisë, i treguan kallashin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si paraardhësi i tij, ka akuzuar qeverisë si porositëse të atentatit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit. Nga Shkodra, në takimin në kuadër të turit "Rrugëtimi për Shqipërinë', Basha tha se Ndoja i doli kundër qeverisë, për këtë arsye këto të fundit "i treguan kallashin".

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që  kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha: Pse ika nga Holanda dhe i hyra politikës...Shumë shpejt zgjedhje të parakohshme! Investitorët ikin se 'i rreh Rrumi'


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025