Njoftimi i policisë së Shkodrës për atentatin në Shkodër
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi Hamza Lici dhe është plagosur rëndë shtetasi Arlind Bushati
Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Lajmi kryesor:
Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodra me një korsi të re biçikletash, Benet Beci: Rritet siguria për qytetarët
29 Janar, 13:05
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Shkodër/ Tre të moshuar humbin jetën në tre aksidente, arrestohen 3 shoferët e rinj
28 Janar, 18:02
-
”The Guardian”: Karnavalet e Shkodrës më të veçantat në Ballkan, si alternativë e atyre të Venecias
28 Janar, 17:38
-
Shkodër/ Makina përplas për vdekje drejtuesin 84-vjeçar të motorit, shoqërohet në polici 28-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
28 Janar, 12:00
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
Shkodër/ Gjendet trupi i pajetë i një burri në lumin e Shalës, viktima i paidentifikuar, në fazë të hershme dekompozimi
27 Janar, 10:57
-
Shkodër/ Arrestohet 34 vjeçari akuzohet se është kultivuesi i 4 miniparcelave me kanabis
26 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Shkodër/ Dhunuan 62-vjeçarin për një vendparkimi, gjykata cakton arrest me burg për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin! Avokati: S'ka akuza për çështje të tjera
25 Janar, 09:41
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33