Ngjarja kriminale që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja, ku dy persona mbetën të vrarë, ka sjellë edhe reagimin e opozitës. Deputeti i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike Arbi Agalliu thotë se qytetari bregdetar është kthyer në një vend ku krimi i organizuar, kryen ekzekutime në mes të ditës pas u shqetësuar fare.

I të njëjtit qëndrim është edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj i cili shkruan se shteti është dorëzuar përballë krimit. Sipas tij, sezoni i kësaj vere e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët, ndërsa përgjegjës për këtë situatën bën kryeministrin Rama dhe strukturën që ai drejton. Për Alibeajn, largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria për jetën e qytetarëve mund të rikthehet.

“Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit. Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar. Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramen që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar. Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën  e tyre”, thekson Alibeaj.

Ndërkohë Endrit Braimllari nga 'Partia e Lirisë' shkruan se forcat blu nuk kanë më asnjë funksion tjetër veç numërimit të viktimave. 

Geno (Shpati) Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, janë ekzekutuar të enjten në mëngjes nga një atentat i mirëorganizuar në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të fshatit Panaja. Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hasmërie. Brenda makinës së djegur janë gjetur 3 automatikë.

Vijon...

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 12:38
    'Partia e Lirisë' reagon për atentatin në Vlorë: Rama vuri qeverinë në funksion të krimit të organizuar! Policia e Shtetit vetë numëron viktimat

    1660817701_Screenshot1.jpg

    Endrit Braimllari nga 'Partia e Lirisë' ka reaguar për vrasjen në Vlorë duke cilësuar fajtor Edi Ramën, për të cilin thotë se vuri në funksion krimin e organizuar. Sipas Braimllarit, forcat blu nuk kanë më asnjë funksion tjetër vec numërimit të viktimave.  

    "Siguria Kombëtare në rrezik. Vendi në pushtetin e krimit të organizuar. Rama dhe Rilindja vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar. Rilindja bashkëpuntore me krimin e organizuar.

    Policia e shtetit jashtë funksionin është kthyer ne Polici statistikash ku për fatin e keq numëron viktimat. Ka vetëm një rrugë largimin e kësaj qeverie kriminale e cila po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve", shkruan Braimllari.

    Ora 12:22
    Atentati në Vlorë, Agalliu: Qyteti bregdetar, vend ku krimi i organizuar kryen vrasje në mes të ditës

    1659468001_ARBIAGALLIU.png

    Deputeti i PD, Arbi Agalliu ka reaguar për atentatin në Vlorë duke thënë se qyteti bregdetar është kthyer në një vend ku krimi i organizuar kryen ekzekutime në mes të ditës pa u shqetësuar nga asgjë. Ndër të tjera, thotë se Vlora i është dorëzuar krimit.

    "Vrasjet vazhdojnë!!! Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit në hyrje të Vlorës!

    Qyteti i Vlorës është kthyer prej vitesh në qytet ku krimi i organizuar dhe ai ordiner kryejnë vrasje e vjedhje në mes të ditës pa asnjë problem. Qyteti i Vlorës me dhjetra djem të zhdukur në këto vite i është dorëzuar aktivitetit kriminal", tha Agalliu.