Atentat në autostradën Fier-Vlorë, vriten me breshëri kallashnikovi në makinë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo! 3 autorët dyshohen si vrasës me pagesë, shkak hakmarrja (VIDEO)

VLORË- Nisi si një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë, por saga e hakmarrjes vazhdon! Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, u ekzekutuan sot me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.

Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës më pagesë, i kanë prerë rrugën makinës tip ‘Mercedez Benz’ më të cilën udhëtonin dy viktimat, me qëllim uljen e shpejtësisë. Sapo kanë dalë paralel me makinën, 2 prej tyre, të cilët ishin pasagjerë, pasi njëri drejtonte mjetin, kanë zbrazur mbi 30 plumba me kallashnikovë, në drejtim të mjetit që po udhëtonte Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, duke i lënë të vdekur në vend. Pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi, mjeti i tyre i bërë ‘shoshë’ nga plumbat dhe i mbuluar nga gjaku, doli rruga duke ecur mbi 200 metra dhe përfundoi në një kanal.

Viktima Shpati Lena lëvizte nëpër Vlorë me makinë të blinduar, pasi siç duket i ruhej një atentati, por jo sot kur e vranë në autostradën Fier-Vlorë! Pak minuta më vonë policia e Vlorës u njoftua për një makinë tip BMV me targa italiane, në fshatin Frakull të Çerven, në aksin Levan-Tepelenë, që dyshohet e autorëve. Brenda mjetit u gjetën tre kallshnikovë. Policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona që mund të kenë dijeni apo lidhje me ngjarjen.

Vrasja pas një sherri për kalin që mund t’i këtë marrë jetën Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos
Atenati me dy viktimat sot në Vlorë, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në 4 gusht të vitit 2019 në zonën e plazhit në qytetin bregdetar. Pikërisht vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, plagosja e djalit të tij Erigert Beqirajt dhe nipit të tij Nesim Hodajt, nga Eduart Xhezo, pas një sherri për kalin në pronësi të autorit, dyshohet se mund të jetë shkaku i atentati ku u ekzekutua Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Shpati Lena ishte miku i ngushtë, ndërsa Hakim Xhezo është i vëllai i pronarit të kalit, Eduart Xhezos. I vëllai nuk rezulton i përfshirë në ngjarjen e 4 gushtit, por mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj Eduartit, i cili po vuan dënimin me burg. Shpati Lena u arrestua në mars të këtij viti, për ‘përkrahje të autorit’, ndërsa u la nga gjykata me masën ‘detyrim paraqitje’.

*Raportuan lajmin për Shqiptarja.com gazetarët e Report Tv Armand Xhelili dhe Arsen Rusta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Atentati me dy viktima sot në autostradën Fier-Vlorë, policia kontroll në disa banesa

 

Policia po zhvillon kontrolle në disa banesa pas ekzekutimit të Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç në autostradën Fier-Vlorë. Në kontrolle ka marrë pjesë edhe FNSH, ndërsa mësohet se janë kontrolluar edhe banesa të familjarëve dhe të afërmve të Arben Beqirajt, i ekzekutuar më 2019.

Ora 13:52
Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, shoqërohen 8 persona, dyshohet nga vrasës me pagesë! Iu prenë rrugën dhe i qëlluan paralel

1660817701_Screenshot1.jpg

8 persona janë shoqëruar pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mbetën të vrarë 2 Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Ndërkohë dyshohet se vrasësit janë me pagesë. Sipas burimeve për Report Tv, autorët dyshohet se u kanë prerë rrugën viktimave dhe i kanë qëlluar paralel.

Ora 12:32
E mbuluar nga gjaku dhe e bërë shoshë nga plumbat, Report Tv siguron pamjet e makinës së viktimave në Vlorë (VIDEO)

 

E mbuluar nga gjaku dhe e bërë shoshë nga plumbat. Këto janë pamjet e makinës me të cilën po udhëtonin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, kur u ekzekutuan nën breshërinë e kallashnikovit paraditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

1660818688_Capture.JPG

Ora 12:07
U vranë sot, viktimat lëviznin me makinë të blinduar! Autorët i pikasën sapo ndërruan automjet

1660814815_Screenshot1.jpg

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot në atentat në Vlorë lëviznin me makinë të blinduar. Autorët duket se kanë qenë duke i ruajtur dhe sapo kanë vënë re që kishin marrë automjet tjetër, kanë vënë në zbatim planin për atentat.

Ora 11:31
VIDEO e arrestimit/ Sot u ekzekutua në Vlorë, Shpati Lena u prangos 5 muaj më parë por u lirua më pas gjykata!

 

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua 23 marsin e kaluar nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata. Ai u prangos me 2 të tjerë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre iu sekuestruan edhe 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestin por i la masë arresti vetëm 'detyrim paraqitje'. 

Vendimi i gjykatës
Ora 11:29
Sherri për kalin në 2019, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot, shoku dhe vëllai i Eduart Xhezos! Ekzekutoi 'Arbenin e Çeçesë' se i rrahu rojen

Atentati me 2 viktima sot në Vlorë duket se ishte hakmarrje e mirëmenduar dhe e planifikuar prej kohësh pasi lidhet me një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur më 4 gusht të vitit 2019. Vrasja e Arben Beqirajt pas një sherri për kalin në pronësi të Eduart Xhezos mund të jetë shkaku i atentatit në Panaja të Vlorës, ku mbetën të vdekur Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, të cilët u ekzekutuan me breshëri plumbash. Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i vëllai i pronarit të kalit, Eduartit. I vëllai nuk rezulton i përfshirë në ngjarjen e 4 gushtit por mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj Eduartit, i cili po vuan dënimin me burg.

Si ndodhi ngjarja në 2019

Atentati i sotëm dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e Arben Beqirajt pas një sherri për kalin në pronësi të Eduart Xhezos. Kali i prishi qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, ndaj Arben Beqiraj me grupin e tij rrahën rojen Gazmend Alushi.

Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokalin e tyre.

Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke e pyetur se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”. Ermal Xhezo është vënë në lëvizje, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për tu sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.

Teksa kanë shkuar për tu sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale si Ariel Kingji, Kristi Dolli dhe Shpati Lena u arrestuan nga policia. 

Momenti i arrestimit të Shpati Lenës

Shpati Lena, i vrarë sot në atentatin në Panaja të Vlorës, u arrestua më 23 mars të këtij viti pas më shumë se 3 vitesh në kërkim. Ai u prangos me 2 të tjerë, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosdjali i tij dhe një i afërm i tyre. Gjatë operacionit për arrestimin e tyre iu sekuestruan edhe 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Lirimi i Shpati Lenës

Tre persona u arrestuan për vrasjen e Arben Beqirajt më 23 mars të këtij viti, Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Në kuadër të operacionit “Waves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete.

Ora 11:19
Zbulohet identiteti i viktimës së dytë të atentatit në Vlorë

1660814815_Screenshot1.jpg

Report Tv ka zbardhur identitetin e viktimës së dytë në atentatin e sotëm në Vlorë. Hakim Xhezo është viktima tjetër, ndërsa më herët u mësua se viktimë ka mbetur edhe Shpati Lena.

Ora 11:09
Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, BMW që u përdor nga autorët ishte vjedhur disa javë më parë në Durrës

1660812180_2803b0ea675c4212bd8c892571d11231.jpg

Automjeti tip BMW që u përdor për atentatin me 2 viktima në Vlorë ishte vjedhur në Durrës para disa javësh. Makina nuk kishte targa. Menjëherë pasi qëlluan me breshëri armësh drejt makinës me të cilën po lëviznin 2 viktima, njëri prej të cilëve është identifikuar si Shpati Lena, autorët kanë braktisur BMW në Frakull të Fierit.

Ata i kanë vënë flakën makinës brenda së cilës lanë edhe 3 kallashnikov dhe janë larguar me shpejtësi. Kjo është thuajse e njëjta skemë që përdoret në çdo atentat në Shqipëri.

Ora 11:08
Atentati me dy të vrarë në Vlorë, zbulohet identiteti i një prej viktimave

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar identitetin e një prej viktimave të atentatit në Vlorë.  Njëri prej viktimave është Shpati Lena, ndërsa dyshohet se janë nga Vlorë. Shpati Lena nuk është një emër i panjohur për policinë, kjo pasi ka qenë arrestuar më parë si i përfshirë në vrasjen ku mbeti i vrarë pronari i lokalit në plazhin e Vlorë Arben Beqiraj. Ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Grupi i Shpati Lenës, vrau Arben Beqirajn pas një sherri për kalin e Eduart Xhezos që hyri në plazh.

Ora 10:54
Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, policia jep detajet zyrtare! Makina e autorëve pa targa

1660812709_PANAJA5.jpg

Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku u vranë 2 të rinj.

“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz". Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMË", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 10:51
Kallashnikovi në makinën e shkrumbuar, një prej armëve të krimit të rëndë në Vlorë

1660812559_8da0f1bc2de249989860e17052e243e6.jpg

Në këtë foto të siguruar ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta duket që në makinën e shkrumbuar totalisht që dyshohet e autorëve të vrasjes së Panaja të Vlorës një kallashnikov edhe ai i djegur. Në makinë janë gjetur 3 armë automatike.

Ora 10:47
Atentati në Vlorë, momenti kur trupat e pajetë nxirren nga makina (VIDEO)

Dy trupat e pajetë të cilët u vranë nga një atentat mafioz në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Panajasë, janë nxjerrë nga makina, e cila pasi është qëlluar me breshëri plumbash ka përfunduar në një kanal.

Ora 10:44
Vrasje në Vlorë, 3 armë automatike gjenden brenda BMW-së së djegur, e shkrumbuar totalisht

1660812180_2803b0ea675c4212bd8c892571d11231.jpg

3 armë automatike janë gjetur në automjetin tip BMW i gjetur i djegur totalisht në Frakull të Fierit dhe që dyshohet se është i autorëve të vrasjes së 2 personave në Panaja të Vlorës.

Ora 10:38
Dy të rinj të vrarë në Vlorë, shkak dyshohet përplasja për trafikun e drogës! Makina e tyre u qëllua me mbi 30 plumba

 

Mbi 30 plumba janë shkrepur në drejtim të makinës ku udhëtonin viktimat të cila mbetën të vdekur pas një atentati mëngjesin e sotëm në Vlorë në aksin Fier-Vlorë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se shkak dyshohet përplasja e grupeve kriminale për trafikun e drogës. Përplasja për trafikun e drogës i ka marrë jetën 2 të rinjve.

Ora 10:20
Atentat me 2 të vrarë në Vlorë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Trupat e viktimave ende në makinë

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes së atentatit në By-pass-in e Vlorës mëngjesin e sotëm, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Siç shihet nga pamjet makina është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa trupat e dy viktimave ndodhen ende në mjet. Pasi mjeti i tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa po udhëtonin në afërsi të mbikalimit të Panajas, mjeti ka përfunduar në një kanal.

Ora 10:17
2 të vdekur, bilanci i atentatit në Vlorë! 3 dyshohet se ishin autorët

Report Tv mëson se 3 kanë qenë autorët e atentatit në Vlorë para pak minutash. Kjo sipas dëshmitarëve në vendngjarje.

Ndërkohë që janë 2 viktimat e atentatit. 

Ora 10:04
Gjendet makina e djegur në Frakull të Fierit, dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Vlorë (VIDEO)

Një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit. Dyshohet se i përket autorëve, të cilët ekzekutuan 2 persona në Panaja të Vlorës.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reni: 01/10/2022 13:59

    Lako Emiljano Alushi spiuni i shiti shokët tek hasmit.

    Përgjigju
  • abc: 20/08/2022 00:33

    TE kishin qene 4 do kishin bere 4 7- tat....

    Përgjigju
  • Hmm: 19/08/2022 09:55

    Ne Shqiperi duhet te kthehet DENIMI ME VDEKJE, ndoshta keshtu kuptojne injorantet.Do kishte mjaftuar nje gjyqtar i drejte sa per fillim ,ndoshta atehere mund te behet ai vend qe sot per sot eshte per gjynah

    Përgjigju
  • Coli: 19/08/2022 07:48

    Pardje hoqem edhe flamurin turk, duhet te ishin qetesuar shpirtrat e trazuar te pellazgeve ...

    Përgjigju
  • cami: 19/08/2022 01:49

    ORE HABITEM ME KOMETUESIT QE KERKOJNE NGA POLICIA E SHTETI QIQRA NE HELL,,,ATA TE DY ISHIN ELEMENT KRIMINAL QE KISHIN BERE VRASJE,,,,DHE PALA E DEMTUAR KA MARRE HAK.....U MBYLL KY MUHABET.....KUSH VRET DO VRITET....ESHTE E SHKRUAR NE KANUNIN E LEKES.....EC *****......

    Përgjigju
  • Doqja Shpk: 19/08/2022 01:43

    Eurot i merr Doqja, ama punen e ben mire e nuk kursen materialet.

    Përgjigju
  • Paul: 19/08/2022 01:26

    jam plotesisht dakort me turin,,,,kush ka vrare eshte ceshtje kohe,,,derisa ta vrasin,,,

    Përgjigju
  • Iris: 19/08/2022 01:17

    Dikush akuzon policine,dikush gjykatat e dikush tjeter shtetin.Po mire,perse nuk akuzoni mendesine shqiptare? Te besh seri vrasjesh per nje kale??!!

    Përgjigju
  • Labi nga qyteti jo labi nga fshati.: 18/08/2022 23:14

    Trima nga radhet e fundit jo nga rradhet e para. I pergjigjem atij Nastradinit qe i etiketon viktimat si 2 trima mbi trimat, besoj se ai i njeh mire dhe ua njeh historin e mban edhe mend ate rametlliun ne çole, ai djali i mire ai trimi vertet qe u thjeu kembet ktyre e sa ishte gjalle ai, kta iknin vlores si ai qeni i poshteruar me bishtin ne shal dhe vetem mbasi vdiq ai u krekosen e u trimeruan kta e vajten vran Arben camin 50 vjec te terhequr nga kariera e ne pun te tij, ja trimat, 2 iken sot e i vajten atij rametliut qe ka 7 vite qe i pret aty posht e sdo e ket tretur as dheu nga poshtersit dhe intrigat e Shpatit ne kurriz te familjes se tij mbas vdekjes se tij se Shpati Xhezua dhe kompania vetem te thurrnin intriga ishin pa per trimeri te hanin hajdarin , uroj kemen e mbar e zvarr ne grop edhe te tjeret nga mbrapa me Shpatin dhe me Xhezot o trimat e vlores se kohes se sotme pa vlonjat.

    Përgjigju
    • Mendimi: 19/08/2022 11:38

      7 vjet aty posht kush I bie qe u vra para 7vitesh isuf brahimaj qe u vra me bomb po brahimajn e vran shkodranet me ndihm te vlonjatve natyrisht

    • Kush: 19/08/2022 11:35

      Kush ua theu kembet ketyre ne Cole qe sesht me Apo faqedjeguri?

  • www.youngtribune.com: 18/08/2022 21:34

    Derisa nuk ka drejtesi keto ngjarje do ndodhin. Pellazget po Pellazge do ngelemi. Vrasje cdo dite dhe mileti rri flen gjume. Popull tutkall.

    Përgjigju
  • Keli: 18/08/2022 20:33

    Te dhjevfsha zbulushmerin e policise. Ka tre vjet qe e kane shpall ne kerkim qe kur vrau malkon e policia se gjen dot Doqen, ktej matane Doqja vetem merr porosi e ekzekuto mes rruges.

    Përgjigju
    • eri: 19/08/2022 08:50

      po nga grupi edisonit a ka mo te tjer qe mbahen per te fort ne vlor .. dhe ky doqja a vret vetem me pages apo dhe per hallet e veta

    • Gjitha ai i ben: 18/08/2022 23:12

      Asht super killer nuk te fal , ky dumani nuk krahasohet me te . Doqja nuk ben vrasje posjt 500 mij euro

    • Vlora: 18/08/2022 22:54

      Doqja esht super trim te vret vet po ka koh qe e ka mar ne patronazh altin lame se kan lidhje miqesie te hershme e mban ai me cash

    • O keli: 18/08/2022 21:48

      Kush esht ky doqja o keli. Pse kaq killer esht ky? Sma merr mendja qe i bo ai gjitha vrasjet. Ka lidhje te forta ky me shtetin qe se kapin?

  • eri: 18/08/2022 19:48

    Kush na trego si i kishin marrdheniet me grupin e edisonit a jan me camet ?

    Përgjigju
  • Turi: 18/08/2022 19:36

    Kush vret do vdes eshte vetem ceshtje kohe , nuk ka asnje te pavdekshem keta qe po bejne keto vrasje kane oren por do tju vij dhe atyre momenti kur te hane dhe prandaj mundohuni te mos beni keq dhe jetoni ne paqe se te ato familje qe ka hasneri vetem femra ngelen ne fund shuhet fisi

    Përgjigju
  • Vlor: 18/08/2022 18:21

    Ngushellime families per keta dy trima mbi trima e shpirti u prefte ne parajse

    Përgjigju
  • Pellazgus varius karius: 18/08/2022 17:46

    Kali,Kari ,qeni,Gardhi ,Vija e Ujit ,prerja e drurve,me pe te pash te qifsha ,pasqyra e makines e thyer ,gervishtje makine,pulat ne prone time,parkimi im ,plazhi im privat.... mo vodhe e mallin,i bera kullaro mallin etj etj leto jane motivet kryesor te veasjeve ne Shqiperi E kuptoni o njerez se ku jetojm ne pellazget qe vdesim te bejme shqiponjen me dy duar ne gjoks?!!

    Përgjigju
  • FarWestAL: 18/08/2022 16:30

    4 vrasje ne 2 dite, qeveria me pushime...

    Përgjigju
    • A. N.: 18/08/2022 17:23

      Ia kaluam edhe Ukraines per viktima

  • O shok komentusa: 18/08/2022 16:17

    Pse beni muhabet kot ? Vetem GJYKATAT e bejn ket vend . A i arrestoj policia a kishin arme me vedi ????? Pse u lan te lir kur ligji asht 5 vjet minimumi per armebajtje

    Përgjigju
  • Gripu: 18/08/2022 14:37

    Eshte e njejta dore çame qe ka qelluar edhe ne Fushe Kruje me tre viktima. Tani e tepruan dhe duhen asgjesuar

    Përgjigju
    • Per liken: 18/08/2022 17:48

      Ti ilir per ke dor e ke

    • Çameria: 18/08/2022 17:47

      At dor jo vetem se ndalon dot me njeri po dhe ata na fshati jan strukur nuk dalin me çami çami thon çami po vepron paster bukur pa gabime jan dhe 3 hesape akoma aty me rradh avash avash

    • Ilir: 18/08/2022 17:38

      @Napolonzervas. Kèrko njè psikiatèr tè mirè, hè xhan. Ke gjithè ditèn qè shkruan komente kundèr çamève. Herè Greku e herè Gripu apo napolon tallavaja. Nuk ka mè debila se ata shqiptarè qè urrejnè vetveten. Ti e urren vetveten, o pacient psikiatrie. Nè psikozèn tènde, bèhesh grek apo kinez. Je i sèmurè o tallava. Unè, nuk tè prekja me dorè, edhe sikur tè tè gjeja, pèrkundrazi, do tè ta hiqja kokèn nga velladoni ku bèn gojore. Shqiptarève, o tallava,,greku dhe Janulla, tè marrè briskun e berberit. E kupton? Apo po pret psikiatrin tè ta sqarojè?

    • Napolon zervas: 18/08/2022 16:08

      Camet do ta marrin pergjigjen shum shpejt ..te njejte pergjigje si ne greqi qe u shporren nga trojet .

    • Dorembaret: 18/08/2022 15:04

      Ate doren e ati camit d se Ndalon dot me as zoti kshu qe rini rehat shtttt

    • Ilir: 18/08/2022 14:54

      @Gripu. Po lodhesh a lumèmadh. Sojin tènd, nuk e merr njeri seriozisht nè kèto anè, e kupton ore gojore Janulle. Kur dègjojnè shqiptarèt, zogjtè e Janullès, ata me kokèn nèn velladon,,,bèhen tè gjithè çamè. Çamin, e kam vèlla. Ty, tè kam fekale.!!!

    • Iksi: 18/08/2022 14:50

      Po po na 4 5 giditje rresht do han tani

  • Alfons: 18/08/2022 14:28

    Kush ti zbuloje ,,,policia eshte bere me keq se policia private ..eshte nje paaftesi e frikshme..psh shefi i krimeve ketu ne elbasan eshte nje polic qe me kurse alla shqiptarshe eshte bere oficer dhe drejton oficerat qe kane mbaruar akademi policie qe ne rastin me te mire se pjerdhin fare dhe mire e kane pasi shteti promovon vetem te paaftet dhe ata qe i lepiren pushtetit..me vjen keq qe jemi kantandisur ne kete derexhe nga konispoli ne vermosh.

    Përgjigju
    • shoku: 18/08/2022 14:49

      Harrove Drejtorin e Elbasanit Cipen ish ushtari Tahirit ca do presesh nga keta.

  • Qifi: 18/08/2022 14:07

    A ka kamera??! Mooss!!! Nuk ka kamera ne autostrade....mbeti edhe kjo vrasje pa autor...

    Përgjigju
  • Lan: 18/08/2022 14:00

    Po normal se shefini operacionales pergjithshme Oltionie ka mendjen te vjedhi e tw trasportoj hashash

    Përgjigju
  • Ali: 18/08/2022 13:48

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Lepurushi: 18/08/2022 13:40

    Kali jeton me?

    Përgjigju
    • Tepelena: 18/08/2022 21:36

      Tepelenes i ha ate qe s’thuhet ti barbon shqipfoles.

    • Tè morsha tè ligat: 18/08/2022 14:08

      Kali,vija e ujit,gardhi, shazllonet, parkimi, biles edhe ajo bukuroshja pèr tè cilèn u kapèn "trimat",, janè aty. Tè vetmit qè nuk janè mè, janè "trimat",ata qè lanè therrat e Laçit dhe Tepelenès dhe dolèn tè bèjnè Toni Montanan nè Sarandè. Kush do ti vizitojè, zgjedh midis varrezave dhe burgjeve. Nuk resht sè prodhuari "trima" ky vènd. Prehri shqiptar, èshtè kthyer nè burim tè pashtershèm pèr zogj gomerèsh.

    • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 18/08/2022 13:50

      Jeton. Eshte me ata te Foltores. Eshte kal i fort… si ai i Trojes!

  • Iliri: 18/08/2022 13:34

    U vra per kalin, per vijen e ujit, gardhin. Pastaj eshte brezi qe e ka lene fshatin dhe vriten per drogen. Nuuk e kane per gje jeten prandaj vrasin edhe per gjene më te vogel. Te jete fenomen i vurgut apo na eshte shprishur gjaku që me pushtimin turk?

    Përgjigju
  • Luani: 18/08/2022 13:32

    Sipas disa komenteve duhet qe 1 person te kete 2 polica nga mbrapa...

    Përgjigju
    • Kistra: 18/08/2022 13:59

      Jo or mik, por policia kriminale duhet te kete burime te mjaftueshme informacioni per monitorimin e elementeve me rekorde kriminale e grupet e strukturuara. Per kete ka edhe fonde financiare te konsiderueshme.

  • Te na rroj drejtori: 18/08/2022 12:22

    Keshtu eshte kur drejtori i policise se Vlores merret vetem me parkimet dyshe, njeri i pa afte. Ndodh atentati ne mes te dites dhe ti hapesh bythesh me Rangen e bardh. Ptuu drejtor leshi

    Përgjigju
  • Autokritika: 18/08/2022 12:21

    Po mire nje gje skuptoj ky ka qen bashkpuntor ne nje vrasje dhe levizte i lire ishte arestuar dhe me arem dhe prap i lire ca shtet te degjeneruar kemi korupsioni gjall ne kte vend te poshter

    Përgjigju
    • Njashtu: 18/08/2022 13:07

      Sa te kete thase me evro' nuk do te kete autokritike jo jo

  • Armando arixhiu: 18/08/2022 12:15

    Te rrojn ca ka u fola borxhit mbani blindin tim mos dilni se camet jan te poshter jo e po jo jeshilet te ruajn trspin bre d vlores hajddni se dukst u presem

    Përgjigju
    • Per Grekun Gojors: 19/08/2022 15:00

      Qenke shum i semur paske trauma te kqija me camet o mavri se mvjen dhe gjynah te te shaj se dukesh ca lloj parazitit je qe nxjer vetem vrer.Nja dy si puna jote fshatart e tu do ken qen i kam degjeneruar hajd bjer dhe ti kontakt se te mbaj si lamash.Ske aq kellqe ti per camet se e kemi vertetuar ne ne cdo qytet ca jemi ne gjendje te bejm po na ran hallet

    • Iliri: 18/08/2022 17:03

      O greku po ska njeres me puntor dhe me te ditur se camet po ti je turk se ke ardhe ne trojet tona jo ne lexo e te mesosh injoranter e ka fain Enver Hoxha ai ja gjente samari keti populli

    • Çami: 18/08/2022 14:02

      Ngushellime familjeve te viktimave. Çfaredo qe te kene bere, uroj qe shpirti i tyre te prehet ne parajse. Sa per komentuesin ‘Greku’ uroj qe te provoj se çfare eshte dashuria, çfare jane librat, çfare jane udhetimet, te mesoj per greket, shqiptaret e Çamerise, etj. Sa me i ditur te jesh aq me pak urrejtje do kesh ne zemren tende. Te uroj te jesh i dashuruar dhe te lexosh. Paqe, Çami

    • Greku: 18/08/2022 12:59

      Te gjith camet duhen te largohen nga trojet tona ose te veprojn grupe per ti shfarrosur te gjith se camet jan turq te qelbur ..nuk ben hair shqiperia po su zhduken camet..mbas luftes te behet busti napolon zerves,,

  • Vonesa: 18/08/2022 12:15

    Vlora ne 2022 se kish ber feste me vrasje e nisi keq sezonin vetem plagosje se ne 2021 ishte super ne renditje me 9 ekzekutime emer dhe mbiemer

    Përgjigju
  • Rendi: 18/08/2022 12:12

    Ne cfare vendi jetojme.behen kaq vrasje makabre perdite edhe nuk kapet asnjeri.ne kte vend ska as polici as gjykata dhe as shtet.sa fatkeq qe jemi.

    Përgjigju
  • Cami: 18/08/2022 12:07

    Po mo po ashtu si thoni ju esht. Te qe per njerzit e benit kishin rrojtur 100 vjet kta

    Përgjigju
    • Alb: 18/08/2022 15:39

      Ka 4 vjet ky thot cam trima dilni na vrima vizitohu zotri se sjeton ne realitet do ken dal camet e po t qin ndonje vrim.

    • emigrant: 18/08/2022 14:17

      o Greku , po prezantohu njehere se te vine vete camet , vetem e vetem qe Ti ti djegesh aman o greku vetem PREZANTOHU trego emer mbiemer se nuk duam te pyesim per robt e shpis se dukesh qe je kopil ferrash dhe gangster hahahahaaaa

    • Hahaahahahaaaaa: 18/08/2022 14:17

      Po qaj na kjo qe the po qaj

    • Greku: 18/08/2022 13:00

      Cam trima dilni nga vrima,,ku do futeni tani ,,do ju djegin me kuc e me mac mbaje mend ket qe them

  • Supaxhiu shqipfoles i Athines: 18/08/2022 12:03

    R ka fajin policia qe nuk asgjeson grupet mafjoze ne Holland, Beligjike, Gjermani, Angli dhe Spanje qe krijojn konflikte andej dhe pastaj vriten ne Shqiperi! Neve paguajm taksa dhe policia fle gjume! Pse nuk shkon te luftoj krimin atje ku e ka zanafillen?!?! Rrace e poshter!

    Përgjigju
  • Ariu: 18/08/2022 12:00

    Si i ka liruar nga gjykata këta?! Po prokurori? po Apeli? Po lesh me qime!

    Përgjigju
    • Askushi: 19/08/2022 13:38

      @Perla Shqiptare. O përlë e hajdarit tim. E ke në artikullin e botuar që parë të shqiptarit të vrarë në itali e në shumë artikuj që flasin për grupet kriminale që arrestohen se i ke të skeduar që të gjithë dhe çuditërisht lirohen nga burgu për pak kohë. Atëherë mor hajdar që dehesh me ujë kush e ka fajin në këtë rast policia që ka bërë punën e vet apo dikush tjetër. Ose truri jot i kalbur mos mendon se policia duhet me i nejt nga mbrapa by..e çdo personi. Lale rifillo rakinë me mëngjes se kur pi ujë s'di ça thua. Se i bëj hije tokës kot apo plot e vendos dikush tjetër jo ti. Mësoni të llogjikoni me tru jo me të mbrapme. Flisni me fakte jo të shani më se s'ke argumente. Hik tani hajdaro dhe o komentove prapë merr dhe i brisk me vete se mos na e rru..n.

    • Askushi per Askushin: 19/08/2022 09:38

      E mre ka je. Duket që je profesionist i fushës. Ty ta mbajnë qiriun më duket, se di për ca pozicioni. Por s'ke ça ti bësh. Është një thënie e vjetër. Çfarë do mbjellësh do korrësh. Dhe kjo është ne gjithë këto vite ka mbjellur PD dhe tani po korrim. Po kur mendon me të mbrapme dhe jo me tru si puna jote s'ke ça bën do i thuash derrit dajë. Qofsh shëndoshë dhe vazhdo se ngope dynjanë me sufllaqe.

    • Perla shqiptare: 18/08/2022 13:41

      @Askushi.Mos e pi rakinè esèll se bohesh si koqe kanari dhe tallen dynjoja me ty. Policia paska korrupsion, "kjo dihet" por nè shumicèn e rasteve, na paska tregu profesionalizmin. Lene faqoren o Hajdar, shko merru me nai punè tè hajrit. Nuk je ti pèr analiza dhe konstatime. Ti i bo hije tokès kot. Kjo qè vesh uniformèn e policisè sè shtetit sot, èshtè ose nè shèrbim tè politikès (kush tè ketè pushtetin),ose tè krimit. Nè rastin mè tè keq, u shèrben tè dyja krahève. More vesh, Hajdar?

    • PerAskushin: 18/08/2022 13:27

      Ky askushi merka vesh nga pederastat,si duket babi i bi b...e ky i mban qiriun. E ka fajin pd thotë se ka 10 vjet qe jy sdi me bo shtet. Futi i sufllaqe.

    • Askushi: 18/08/2022 13:16

      O Ari je i vetmi që i ke rënë pikës. Policia jonë ka korrupsion kjo dihet, po në shumicën e rasteve e ka treguar profesionalizmin e vet. Shume të,"fortë" janë arrestuar jo pak herë nga policia por gjykatësit dhe prokurorët tanë të ndershëm që deri tani nga vetingu kane dalë me shumë se 60% të kalbur dhe kjo e bën gjithë punën e policisë të pavlerë. E përsëris policia s është pa faj si rasti i Himarës por në shumicën e rasteve ka bërë detyrën e saj. Kështu që gjithë gomerët që komentojnë kot së koti. Shikoni faktet jo fjalët. Të gjithë PDerastet qe thonë s'ka shtet, faji i tyre që mbështeten dhe emeruan lloj lloj gjyqtari dhe prokurori.

  • Tutu: 18/08/2022 11:53

    Nuk eshte faji as i policise dhe as i shtetit.. ky eshte produktii drejtesise te shitur prej 30 vitesh.. ndaj do vazhdoje vetegjyqesia… edhe kanuni i Lek Dukagjinit ndaj u shkrua dhe zbatua.., eshte DREJTESIA E PLEPAVE qe po e rrenon kete vend…

    Përgjigju
  • Xhikja pa vulë: 18/08/2022 11:39

    Këta vetëm me vdekje mund të lajnë mëkatet e tyre,fatkeqsi e dhimbje janë të pafajshmit që rastësia apo nevoja mund t'i çojë në vënd ngjarje,kush ka marrë jetë nuk ka pse ky popull ti paguhej 50€ ditën burgun,është praktikë botërore që krimi dhe mafja asgjëson vetveten...kush del nga rruga e zotit,vdekjen e ka paracaktuar vetë.

    Përgjigju
  • Aqifi: 18/08/2022 11:37

    Policia totalisht inekzistente! Krimi ben kerdine, trafikantet shetisin si bosa neper rruge e policia u qendron larg. Pastaj vetem kur heqin qafe nj-tj

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/08/2022 11:05

    Policia dhe organet e rendit, ato qè i paguajmè me taksat tona pèr parandalimin dhe zbulimin e kontigjentit kriminal, janè kthyer nè zjarrfikès pa zorra uji, qè vijnè nè vèndin e masakrave pèr tè vènè shirita SKENÈ KRIMI MOS KALO. Kam njè propozim sa serioz aq edhe rentabèl pèr arkèn e shtetit tonè. Kèto shiritat,,,jepjani komunales. Ata, e bèjnè mè lirè dhe mè me efikasitet kètè detyrè. Kèta tè ashtuquajturit POLICI E SHTETIT pastaj, mund tè merren me punè tè tjera, "mè tè rèndèsishme", si psh tè ndihmojnè Habilajt tè jenè tè suksesshèm. Njè grusht njerèz ka Shqipèria sot. Nèse policia e shtetit, SHISH, do tè donin tè kontrollonin territorin,,,nuk ka asnjè pelivan shqipfolès qè do mund tè bènte tè fortin. Policia nè Shqipèri ÈSHTÈ NÈ GJUMÈ. Nèse dikush do vèrtetè shtet, duhet ta zgjojè nga gjumi.!!!

    Përgjigju
  • Anisa: 18/08/2022 11:04

    SHUM NDENJEN KAN BER PUSHIM 15 DITESHIN E PAR , KAN FILLUAR PUN PRAP , KU JE XHAXHI ENVER SE DUHET DAL NE NJE FAQE MALI E TE ULERASESH CFAR PASIGURIE KEMI NE DHE FEMIJET TAN .

    Përgjigju
  • Kistra: 18/08/2022 11:02

    Parandalimi, zero! Zbulueshmeria, pothuaj zero! Na ruajt Zoti!

    Përgjigju
  • Shteti: 18/08/2022 10:48

    A tham do bejme shtet, eshte strategji shtetrore kjo, vriten me njeri-tjetrin keta, opa mbaron s Ka me kriminalitet.....ehu eshte shume e rafinuar si teknik, po une jam kurioz Kush nga keto ministret se Jan femra te gjitha ja Ka shti ne mend kete lloj taktike....

    Përgjigju
  • Titi: 18/08/2022 10:22

    Ska shans me gjithe keto vrasje ne vend te mos bashkepunon policia. Eshte ne dijeni per gjithe kriminelat ne vend por nuk ben asgje. Kjo e ben bashpunetor

    Përgjigju
    • Juristi: 18/08/2022 11:04

      Ne nje shtet ku institucionet ne menyrete hapur shantazhojne denoncuesit, ehte me shume se bashkpunim. Dhe ne kohen e diktatures institucionet kane qene funksionale.

  • Gjyli: 18/08/2022 10:20

    Jemi fiks si palermo ne ate kohe kur vtiteshin neper autostrada.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 18/08/2022 10:03

    Droni edukues sa gjoba ka vene sot ?

    Përgjigju
    • Cimiterra: 18/08/2022 17:30

      Nuk ka ven gjoba se te gjith kan qen te sjellshem. Bravo

    • Agjenti: 18/08/2022 12:08

      Po i nderrojne nje helike se iu thye

    • Leli: 18/08/2022 11:50

      Ku ka polici ne kete vend polici ka hallin te mari leket si ckane bere drejtoret e tjere e shefat e krimeve qe kan qene ne vlore u mari leket vrasesve dhe nuk gjenden se droni eshte per gjoba ky drejtori sukseshem vetem te koruptu ka vene si drejtus vuri Neritan Nallbanin krye ushtarin e kriminelave. Ne vlore difet kush i bene vrasjet i dine te gjithe vetem policia si di gjithe populli vlores i dine te gjitha vrasjet qe jane bere ne kete qytet por nuk duan turp per vloren e turp per gjithe shtetin u marshin me vete qe nga rama saliu iliri nano e te gjithe

    • ard: 18/08/2022 10:35

      uroj qe vrasesit te kene respektuar rregullat e qarkullimit rruges para dhe mbas aksionit... Po ishe ne rregull droni edukues nuk ka se çfare te te beje... poosiii

    • Droni: 18/08/2022 10:33

      Mos u fut ne rotondo pa ndez sinjal se te mbyt policia , ta merr shpirtin

    • Aitipi: 18/08/2022 10:26

      Ja se po karikohet pak

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

LIVE/ Festë zikaltër, Lautaro ndëshkon Milanin (VIDEO)

LIVE/ Festë zikaltër, Lautaro ndëshkon Milanin (VIDEO)