Atentati në Shkodër, dyshime për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Numri i shasisë së mjetit i dëmtuar nga zjarri, sekuestrohen 35 gëzhoja

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe Policisë Kriminale ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re. Makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit dhe ka bërë lëvizje në afërsi të zonës së Dobraçit disa herë.

Sipas gazetarit të Report Tv, Sokol Dema, hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, megjithatë është dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohet.

Të djegura plotësisht janë edhe targat. Hetuesit janë përqendruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi pasi në zonë ose nuk ka kamera, ose edhe ata që janë nuk kanë server për ruajtje pamjesh. Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t'u ekspertuar në laborator.


Lajmi kryesor:

Atentati me 3 viktima në Shkodër, dyshohet për vrasës me pagesë nga Mali i Zi! Një person i 3-të në makinë me Licin e Bushatin! Viktimat u gjetën jashtë mjetit


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI