TIRANE - Rreth 2 javë pas atentatit të dështuar ndaj Prefektit të Vlorës, është gjentur dje një gjurmë gishti në shiritin që ka lidhur eksplozivin C4 me celularin në automjet. Burime të mirinformuara pranë Policisë së Shtetit thanë për “Shqiptarja.com” se gjurma e gjetur është dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës të Ministrisë së Brendshme, ku edhe janë bërë krahasimet me gjurmët e kontigjentëve të krimit.
Ndërkaq, sipas të njëjtave burime edhe pse është gjetur gjurma, nuk është bërë e mundur që të identifikohet autori i kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, personi që ka lënë këtë shenjë në shiritin ngjitës të celularit me shasinë e makinës, nuk rezulton të jetë person i skeduar. Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar kërkesë kompanisë së prodhimit të pasaportave biometrike për identifikimin e gjurmës.
Policia e Shtetit, ka rënë në gjurmët edhe të personit që posedonte aparatin celular. Nëpërmjet numrit të IMEI-t, të telefonit tip “Samsung”, janë kryer disa verifikime dhe është arritur në konkluzionin se telefoni tashmë i sekuestruar si provë, i përket një personi nga Tirana. Ky shtetas është shoqëruar në polici dhe është marrë për disa orë në pyetje, ndërkohë që një grup agjentësh kanë shkuar në banesën e tij, duke kryer kontroll të imtësishëm por pa arritur të gjejnë prova që do i shërbenin hetimit.
Në dëshminë e tij pronari i telefonit ka treguar se telefoni përdorej prej muajsh, i cili më 6 dhjetor e kishte shitur në tregun e zi që ndodhet pranë zyrave qendrore të postës. Ndërkohë karta e telefonit, sipas hetimeve i përkiste një personi nga Vlora, i cili me herët ka deklaruar se kishte 3 vjet që nuk e përdorte numrin. Karta është riaktivizuar nga kompania telefonike me datë 4 dhjetor, 9 ditë para se të gjendet poshtë makinës së Dervishit. Tashmë hetimet e prokurorisë, janë përqendruar edhe në Tiranë edhe Vlorë.
Telefoni me sainë 200 gramë tritol C4, u gjet nga efektivi i Gardës së Republikës Petrit Doka, poshtë makinës së prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i cili po tentonte të hynte në oborrin e Kryeministrisë më 13 dhjetor. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shteti kishin vënë në shenjestër rreth 30 persona, të cilët mendohej se kishin lidhje me tritolin. Ditën e zbulimit të bombës Dervishi kishte shkuar në selinë e Kryeministrisë ku kishte lënë një takim me drejtorin e Departamentit të Antikorrupsioni, Ergys Hoxha.
Dervishi e ka lënë makinën, pak më poshtë, pranë “Rognerit”, ku nuk po gjente parkim. Më tej, në hyrje të selisë së kryeministrisë, duke i kërkuar një punonjësi të Gardës që ta parkonte atë brenda në perimetrin e kryeministrisë, ndërkohë që Ergys Hoxha ka qenë duke e pritur në këmbë që të shkonin së bashku në kafe. Për fat të mirë efektivi i Gardës zbuloi gjithçka. Ngjarja ka pasur edhe komente dhe interpretime politike.
Shkrimi u publikua sot (30.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com