Një automjeti i është vënë flaka në fshatin Çukaj përgjatë aksit rrugor Lushnje-Berat. Makina dyshohet se i përket autorëve të atentatit me dy të vdekur në Lushnje pasditen e kësaj të mërkure. Policia bën të ditur se në automjetin e atentatorëve ka gjetur tre armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët në atentatin e sotëm. 

Nga atentati Lushnje humbën jetën Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. Dy persona të tjerë, Marjus Xhepexhiu 26 vjeç dhe Bujar Turku, kalimtar i rastësishëm mbetën të plagosur dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në  automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

[gallery]24235[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com