LAC - Është zhvilluar sot në gjykatën e Laçit me dyer të mbyllura gjyqi ndaj taksistit Xhelal Poloshi, i cili dyshohet se ka nxjerrë në pritë dy vëllezërit Shkreta, ku njëri prej tyre u vra nga fisi Llanaj në Mamurras. Gjykata e Laçit dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, bazuar te provat e paraqitura nga prokurori.

Vlerësimi i masës së sigurisë ndaj Poloshit u gjykua nga gjyqtari Besnik Qira dhe prokuror Besim Hajdarmataj.

Poloshi ka denoncuar vjedhjen e mjetit te tij tip Benz pak pasi ndodhi krimi, por më pas ekspertët dyshuan se ai ishte njeri nga personat qe i ka dhenë ndihmë të dyshuarit për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e vëllait te tij, Jetmir Llanit.

Ndërkaq familja e taksistit është larguar nga Fushë - Mamurrasi, ndërsa jetonin mjaft afër me familjen e viktimave.

Ende nuk dihet deri ne cilën shkallë është implikimi i Poloshit, por organi i akuzës dhe polica po punojnë për grumbullimin e provave të mëtejshme.

(SÇ/Shqiptarja.com)