Atentati ndaj aktorit, ja biseda
që zbuloi grupin "Porosia"
Miklar Tola: Të sjellin lekët, ose do flas
Shkëlzen Buçi: Zallumi premtoi 80 mijë €PDF/Përgjimet e plota nga Policia

Shkëlzen Buçi i dyshuari kryesor si vrasësi me pagesë në atentatin ndaj Mishel Prelës pranon para gjykatës krimin dhe deklaron se ka qenë Ervin Zallumi biznesmeni i ndërtimit që i ka premtuar 80 mijë euro për të vrarë aktorin Mishel Prela, pagesë që Zallumi do ja kryente me dy këste njëherë 50 mijë e më pas 30 mijë euro deri në fund të vitit.

Në dëshminë e tij Buçi ka sqaruar se për këtë krim ai ka folur dhe me disa të njohur të tjerë mes tyre dhe Miklar Tolën që kishte rolin e personit që do vëzhgonte lëvizjet e Mishel Prelës.

Por si arriti policia të zbardhë këtë krim dhe cilat ishin arsyet që shtynë Shkëlzen Buçin të kthehet në vrasës me pagesë?
Ai ka dëshmuar se ka pranuar të kryejë vrasjen për të shlyer një kredi që kanë marrë si familje pak kohë më parë për kurimin e vëllait nga një sëmundje e rëndë, sëmundje të cilës Ardian Buçi vëllai i Shkëlzenit, s’i ka mbijetuar dot.

Ervinin e kam takuar pranë “Shkollës së Kuqe” aty më tha se kishte hasmëri me një person të quajtur Mishel i cili e kish goditur vite më parë me thikë dhe për vrasjen më premtoi 80 mijë euro, 50 mijë sapo të kryerja vrasjen dhe 30 mijë deri në fund të 2017-ës, këtë bisedë e ka dëshmuar Buçi për hetuesit.

Buçi ka sqaruar dhe takimin e dytë me porositësin e vrasjes, ku sipas tij Zallumi i kish thënë se “ti nuk je për atë punë, nuk e bënë dot”.

Ndërsa kjo ngjarje u zbulua falë automjetit të braktisur nga Miklar Tola pranë shkollës “Partizani” ku dhe u qëllua me armë Mishel Prela mbrëmjen e 20 korrikut, provë e cila ndihmoi policinë të identifikojë grupin e vrasësve me pagesë të cilët për llogari të Ervin Zullumit dhe pagesës prej 80 mijë euro qëlluan ndaj aktorit.

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të hetimeve të prokurorisë ku rezulton mes të tjerave se përgjimet ambientale mes vëllezërve Miklar dhe Ermir Tola kanë hedhur dritë mbi funksionimin e grupit.

Emriri pyet Miklarin nëse është ngatërruar me ndonjë gjë dhe ai i përgjigjet PO. Miklari i njohur si Koli porosit vëllain e tij të vogël Ermir të kontaktojë me personat e grupit për t'i dërguar menjëherë paratë e premtuar pasi në të kundërt ai do fliste duke treguar se kush fshihej pas atentatit të Prelës.

Nga ana e tij, i vëllai i përgjigjet se nëse të sjell cigare dhe ujë në qeli, nënkupton që kanë sjellë paratë, nëse s’ti sjell, kuptoje që s’i kam takuar. Por nga ana tjetër Miklari pranon se telefoni i harruar nga Shkëlzeni në automjetin e tij është prova tjetër që e lidh me ngjarjen duke mos pasur alibi për ta kundërshtuar.

Si nisi plani për të ekzekutuar Prelën?
Ka qenë fillimisht ekzekutori i këtij atentati Shkëlzen Buçi që ka biseduar me Miklar Tolën për krimin që do kryente. Buçi rezulton se i ka premtuar Miklarit një pagesë prej 25 mijë euro nëse ai do pranonte të survejonte lëvizjet e Prelës.

Miklar Tola rezulton se mbrëmjen e atentatit ka takuar Shkëlzen Buçin dhe kanë qenë së bashku në automjetin e bashkëshortes së Tolës, e sapo Buçi ka parë që aty pranë me biçikletë ka kaluar Prela i ka folur në emër “O Mishel” dhe nga ai moment e ka qëlluar disa herë.

Në dëshminë e tij Miklari ka treguar se automjetin e ka braktisur nga Frika aty dhe ka ikur me vrap në drejtim të sheshit “Avni Rustemi” ku pas disa minutash dhe pse ka tentuar të lidhë disa herë me Shkëlzen Buçin nuk ka mundur, por ky i fundit ka shkuar me taksi aty dhe deri pranë shkollës “Bajram Curri” kanë udhëtuar së bashku.

“Shkëlzeni më dha 50 mijë lekë kur u ndamë, me to bleva disa ilaçe për bashkëshorten e më pas u largova me taksi për në shtëpi”, ka rrëfyer Miklari për hetuesit.

Para gjykatës, Ervin Zallumi biznesmen ndërtimi i cilësuar si porositësi, ka mohuar se ka premtuar pagesë për vrasjen e Mishel Prelës, por ka pranuar konfliktin me të 7 vite më parë.

Ndërkohë gjykata caktoi ndaj 5 të ndaluarve masën arrest me burg.

Përgjimi ambiental në Polici i vëllezërve Tola
Një përgjim i realizuar nga policia gjatë ballafaqimit në komisariat të dy vëllezërve Ermir dhe Miklar Tola, hedh dritë mbi atentatin ndaj aktorit Mishel Prela.

Policia ka arrestuar dy vëllezërit Tola për ngjarjen si dhe tre persona të tjerë, përfshirë porositësin e krimit Ervin Zallumi i cili ka paguar 80 mijë euro për vrasjen e Prelës si dhe atentatorin Shkëlzen Buçi e Trim Hidri bashkëpunëtor në krim.
 
Nga biseda e përgjuar mes vëllezërve Ermir dhe Miklar Tola, del se ky i fundit ka qenë pjesë e organizimit të atentatit.

Gjatë bisedës Ermiri pyet vëllain e tij, Miklarin, nëse është ngatërruar me ndonjë gjë dhe ai i përgjigjet “Po, po”. Ai porosit Ermirin që të takojë Gertën dhe të gjejë Xenin (Shkëlzen Buçin personi që ka qëlluar Prelën me armë). Miklar Tola thotë gjithashtu se nuk kanë shkuar lekët te shtëpia, duke ngritur dyshime të forta se bëhet fjale për pagesën e porositësit të vrasjes në tentativë, Ervin Zallumi.  
 
Biseda e përgjuar e Ermirit me Miklarin:
 
Ermiri i ka thënë Miklarit: A je ngatërru me ndonjë gjë?, dhe Miklari i përgjigjet: Po, po. Ej, ato asnji eee, kur të dalësh tako Gertën. Gertën edhe duhet me gjet patjetër vetëm ti dhe Gerta. Duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, po më tha Koli thua e nigjo? S'kan shku lekët sot mbasdite tek shtëpia".
 
Ermiri: S'kan shku lekët?
 
Miklari: Eee afrohu. S'kan shku lekët sot mbasdite tek shtëpia, dhe avokati më i mirë të vij këtu e të me nxjeri thuaj. Ta mban e di vetë ai shoku se çfarë do e gjej, kaq. Do flasi koli thuaj.
 
Ermiri: Te qe...lekët mos mbaj asnjë që them.
 
Miklari: Nuk kam mbajt asnjë gjo un o shok. As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjerr njeri gjo. Skam car mbaj, nuk kam bo gjë unë me dorën time o shok, me hajn k...

Ermiri: Ku ta gjejmë Xenin?

Miklari: Në telefon o bur e ka numrin Gerta, fol me Gertën mos e ka Gerta numrin e telefonit ose ose merr Enxhon po s'e gjete dot numrin dhe thuj me jep pak atë numrin qe te ka cuar mesazh Koli dje thuaji, eshte 6641, pastaj 146 dhe nje 3 me duket ne fund. A ne rregull, nuk kane shku leket te shpia thuaj te pergatitet ai shoku per arrati thuaj ne rregull?

Ermiri: Per ku me u pergatit? 

Miklari: Për këtu në vend tim, se car. 

Ermiri: Sa lek...

Miklari: Jan nja 30 mij euro, 30 mij euro. 

Ermiri: Dhe per to je tu rreziku?

Miklari: Po jo mo shoku un nuk kam asnje lloj rreziku rrot k..., me rruajn... me i mirei se skam shti... 

Ermiri: Kush ka shti?

Miklari: S'ka c'te duhet ty...Jo idjot mo kalama b...dy e kan kap ne kembe nji ne stomak. Po ca me plasi trapi mu, i shkuan per lesh, do e beje m...me zorre, i shkaun per lesh si kane ca zorren e trashe, e ku e di une. E te rij i qete thuaj, ama leket te shpija edhe muj per muj rrogen thuj 500 euroshin te shpija, edhe avokati me i mire te vije ketu thuj. Se Koli nuk ka lek me e paguajt. 

Ermiri: Si si?

Miklari: Leket te shpija se sot mbasdite, sa te japi ai, njëzet e pesë, tridhjetë. Sa ta japi ai o njëzet e pesë o tridhjetë mund të japi edhe më shumë. 

Ermiri: Kaq, kaq ti them. 

Miklari: E di vetë ai. Lekët thuaj më ka thën Koli, me fol me atë thuj dhe deri më sot s'kanë vajt lekët te shpija ka than Koli, se nuk do kalbet Koli njëzet vjet mren për b...e atij p...të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmëru, që ta di un se nqs nuk bëhet ajo të flas un o shoku. Të iki në shtëpi unë.

Ermiri: Po të solla. Po të solla paketë, edhe uj ta dish që kan shku lekët. 

Miklari: Paketë edhe uj?

Ermiri: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku Xenin fare. 

Miklari: Paska harru telefonin në makinën time, edhe e kan gjet këto. Vetëm ajo ma q...nanën mu. Nuk është i imi, nuk gjë i thashë unë. Ene Trimin e kishin marë mren. 

Ermiri: Aty ishte. 

Miklari: Aaa?

Ermiri: Po ishte lart kur dola un. 

Ermiri: Ku lart?

Miklari: Se piva kafen me atë mram un. 

Ermiri: Me kë?

Miklari: Me Trimin. 

Ermiri: Kur?

Miklari: Në darkë. 

Ermiri: Në darkë dje?

Miklari: Po.  

Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit
Gjykata dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Ervin Zallumin dhe Shkëlzen Buçin, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për Trim Hidrin.

Për Ermir Tolën gjykata vendosi "arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike". Ndërkohë për Miklar Tolën gjykata dha "arrest me burg".

Sipas organit të akuzes, krimi është porositur nga Ervin Zallumi për hakmarrje dhe janë paguar 80 mijë euro.

Plagosja e Prelës 
Mishel Prela Manoku mbeti i plagosur mbrëmjen e të enjtes javën e kaluar pasi në drejtim të tij u qëllua tetë herë, ndërsa dy plumba e kapën në pjesët e barkut. Në bazë të hetimeve dhe të shkuarës së Prelës rezultoi se pas atentatit fshihej Ervin Zallumi i cili është plagosur nga Mishel Prela në 2010-ën gjatë një konflikti me thika.
 
Zallumi ka porositur vrasjen e Prelës e cila mbeti në tentativë duke paguar 80 mijë euro vrasësin me pagesë Shkëlzen Buçi dhe bashkëpunëtorin e tij Miklar Tola. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave