Durrës/ Shpërthimi me telekomandë mjetit të Aldi Mustafës, hakmarrja për një plagosje, pistë hetimi! Merren në pyetje 8 persona

DURRËS- Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët e atentatit ndaj Aldi Mustafës një ditë më parë në Shkozet të Durrësit. Blutë e Durrësit po punojnë ende për zbardhjen e ngjarjes. Për këtë qëllim një grup pune po punon me kamerat e sigurisë të marra nga objektet rreth e rrotull vendit ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës janë pyetur 8 persona në cilësinë e dëshmitarëve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Është konkluduar se shpërthimi është realizuar me telekomandim në distancë. Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar apo të shoqëruar.

Në polici bëjnë të ditur se po hetojnë një pistë në vitin e largët 2001 kur ai ka kryer një plagosje në zonën e plazhit.

Në dëshminë e tij, 37-vjeçari që njihet për miqësinë me Aleksandër Lahon, njohur me pseudonimin “Rrumi i Shijakut” ka thënë se “makinën e ka lënë të parkuar para shtëpisë gjatë natës dhe ka lëvizur vetëm mesditën e së hënës në një distancë të shkurtër nga shtëpia në rrugën kryesore të Shkozetit, kur ndodhi shpërthimi i telekomanduar”.

“Nuk e di kush ma ka vënë tritolin, pres ta zbulojë policia, ndërsa me emrat që përmenden në media unë nuk kam asnjë lidhje”, ka deklaruar 37-vjecari për grupin  hetimor.

Në të njëjtën linjë, babai i Rrumit të Shijakut, Xhemal Muharremi, në një deklaratë jashtë kamerave tha për Report Tv se djali i tij nuk ka njohje me Aldi Mustafën.

“Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht”, pretendon ai.

Si ndodhi ngjarja?
Atentati u regjistrua në orën 13:56, një ditë më parë në Shkozet të Durrësit. Mjetit me të cilin po udhëtonte Aldi Mustafa, një person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, iu vendos një sasi i vogël tritoli në gomën e pasme. Tritoli shpërtheu teksa Mustafa ishte në lëvizje me mjetin tip ‘Golf’. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Por, babai i 'Rrumit' të Shijakut, Xhemal Muharremi, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, mohon që të djali i tij të ketë lidhje me Aldi Mustafën.

Kush është Aldi Mustafa?

Aldi Mustafa, 37-vjeçar, njihet si një person me precedentë penal. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje. Aldi Mustafa rezulton i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me Aleksandër Lahon i njohur si ‘Rrumi’, një personazh i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anilaaaa: 04/04/2023 12:41

    Thojini shefit qe i kam shkruar ne whatsapp :p

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës