TIRANE - Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Koka, mbetet ende mister ndërsa uniformat blu të kryeqytetit kanë ngushtuar pistat e hetimit, ku burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po punojnë intensivisht në pistën e një hakmarrjeje të mundshme.

Prej mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar 15 persona në cilësinë e dëshmitarit dhe personave, që kanë dijeni për ngjarjen si dhe vecmas provave materiale të mbledhura në vendngjarje janë sekuestruar dhe pamjet filmike të disa prej kamerave të sigurisë në vendngjarje.

Skuadra e zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në policinë e Tiranës kanë rihapur dhe njëherë dosjet të cilat lidhin Lulzim Kokën, ku në vitin 2000 me një atentat të ngjashëm është eleminuar vëllai i Lulzimit, Petrit Koka në qytetin e Beratit. Policia thotë se në dokumente zyrtare 46 vjeçari njihej me emrin Luan Koka, ndërsa Lulzim ishte emri me të cilin njihej në rrethin shoqëror. 

VRASJA MBREME
Pesë të shtëna arme janë dëgjuar mbrëmë në orën 20.05 minuta, pranë Gardës së Republikës, në verandën e lokalit “Galaktika”. Ngjarja e cila ka traumatizuar lagjen, ka lënë thuajse të vdekur 46-vjeçarin Lulzim Kola, nga Berati por me banim në kryeqytet. Ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, Rustem Rustemi, efektiv i Gardës së Republikës, i cili kalonte rastësisht pranë vendngjarjes.
 
Dhjetra forca policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke rrethuar zonën, ndërkohë kanë gjetur mes gjakut, shtrirë në trotuarin ku ndodheshin tavolinat e lokalit, Kokën. Menjëherë ai dhe i dëmtuari tjetër janë nisur drejt Spitalit Ushtarak. Bluzat e bardha të spitalit ushtarak ende nuk japin një konfirmim zyrtar pas ndërhyrjeve kirurgjikale të kryera mbrëmë nëse Lulzimi do mund t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi për të dalë në këtë rezultat sipas mjekëve duhet të pritet 48 orë.

AUTORI E VIKTIMA TE ULUR NE TAVOLINE
Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur, se autori i është afruar tavolinës së vendosur në verandën e bar "Galaktika" dhe ka qëlluar 4 herë mbi objektivin e atentatit, Luanin. Sipas dëshmitarit kryesor, Rifat Rustemi autori ka qenë një djalë rreth 25 vjeç, 1.70 i gjatë, me tuta e bluzë sportive, i mashkuar me gjysmë kapuçi, i cili pas antetatit  është larguar me vrap drejt kodrave të Liqeni Artificial.

PISTAT E HETIMIT
Burime policore kanë pohuar, se prej disa vitesh, ai është zhvendosur në Tiranë, së bashku me familjen, ku nuk kishte problem, të paktën që policia ishte në dijeni të tyre. Madje, pas ardhjes në kryeqytet, ai nuk ishte marrë me asgjë përveçse ishte punësuar si Drejtor Administrativ i “Shkodra Beton”. Ndërsa në qytetin e Beratit, kishte ende në pronësi një servis makinash, në zonën e Ish-Ushqimores, të cilin e ka ngritur prej 10 vjetësh.

Skuadra e zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në policinë e Tiranës kanë rihapur dhe njëherë dosjet të cilat lidhin Lulzim Kokën, ku në vitin 2000 me një atentat të ngjashëm është eleminuar vëllai i Lulzimit, Petrit Koka në qytetin e Beratit. Ndërkaq po të njëjta burime nga grupi hetimorë u shprehën se mënyra se si është realizuar atentati për hetuesit ka krijuar bindjen të arsyeshme se kemi të bëjmë me një veprim të paguar pasi personi, që ka qëlluar ndaj 35-vjecarit Koka ka studiuar lëvizjet e tij për një kohë të gjatë.  Në vendngjarje me grupin hetimor ka qenë dhe vetë drejtori i hetimit të krimeve të rënda në Policinë e  Shtetit, Tonin Vocaj.

NE 2000 I VRANE TE VELLANE

Plagosja e rëndë e mbrëmshme e Lulzim Kokës, është tragjedia e dytë që i ndodh kësaj familjeje nga qyteti i Beratit. 35-vjeçarit të qëlluar mbrëmë, i është vrarë dhe një vëlla në vitin 2000. Ka qenë një sherr i momentin, për një fjalë mes dy personave, shkaku që i ka marrë jetën Petrit Kokës (Tit Koka), plot 13 vjet më parë. Në atë kohë, policia arrestoi si autor të ngjarjes Benjamin Kurtin, nga lagjia “Kala”, i cili më pas u dënua nga gjykata me 23 vjet heqje lirie, për këtë ekzekutim. Megjithëse policia deklaroi se, po hetohet pistat e hasmërisë në Berat, nga askush nuk konfirmohet, se Kokajt kanë marrë hak për vëllain e vrarë dhe hasmëria mund të jetë vazhduar. Madje, njerëz që i njohin dy palët në Berat, flasin se që në atë kohë, asgjë nuk ka nrodhur me këtë ngjarje.

Lajmi është përditësuar

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)